E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat ne klasen politike Topi Organet kompetente te hetojne

TIRANE-Menjehere pas votes qe Parlamenti Europian dha per liberalizimin e vizave per shtetasit shqiptare Presidenti i Shqiperise Bamir Topi leshoi nje mesazh sa falenderimi per PE rreth ketij vendimi per shqiptaret por shprehu shqetesimin per situaten politike te koheve te fundit ne Shqiperi.Kreu i shtetittheksoi qarte se akuzat e kunderakuzat ne politike duhen marre seriozisht nga organet kompetente ndersa i apeloi klases politike te mundesoje heqjen e pengeses per heqjen e imunitetit te deputetit.

Se pari me lejoni te shpreh gezimin tim te madh te vleresoj dhe te falenderoj Parlamentin Evropian per vendimin historik i cili i hap rruge levizjes se lire te shqiptareve kesaj aspirate te thelle e te gjere te popullit shqiptar dhe te institucioneve te tij pefaqesuese.
Me tej ne mesazhin drejtuar popullit shqiptar Topi theksoi se akuzat dhe kunderakuzat ne politike ditet e fundit po furnizojne popullaten me dokumente ku pretendohet se shume elemente prfshire dhe shtetin jane inkriminuar. Jam ketu me cilesine e Presidentit te Republikes per te shprehur shqetesimin tim te thelle mbi disa zhvillime politike te koheve te fundit te cilat kane te bejne jo vetem me aktoret politike por me Shtetin demokracine dhe interesat e publikut te gjere qytetar. Sic bashkarisht kemi konstatuar prej muajsh retorika politike ne Shqiperi po dominohet nga akuza e kunderakuza midis politikaneve zyrtareve dhe medias. Aktoret politike te perfshire ne kete debat po furnizojne cdo dite publikun me dokumente dhe te dhena te pretenduara per inkriminimin e pales tjeter.

Sipas Topit vertetesia e ketyre akuzave eshte atribut I drejtesise dhe organeve qe parashikon Kushtetuta. Por sic u shpreh Presidenti ky zhvillim i ri po le ne hije prioritetet politike qe duhej te kishte qeverisja dhe politika ndaj qytetareve dhe shoqerise dhe nga ana tjeter mund te lere pasoja ne imazhin e demokracise Shtetit dhe te vete Shqiperise ne raport me partneret tane nderkombetare.
Ne kete pike Presidenti ben thirrje per gjetjen e rrugezgjidhjeve dhe bashkepunim te frytshem me drejtesine.
Ne keto rrethana me pergjegjesine e Presidentit te Republikes shpreh shqetesimin per kete situate dhe per gjetjen e rrugezgjidhjeve te shpejta transparente dhe te besueshme. Une pershendes cdo deklarate qe nxit dhenien e drejtesise dhe shpreh vullnet bashkepunimi real me organet e ligjit.

Topi theksoi se mbeshtet te gjitha organet prokurori KLD KLSH per te mbrojtur ligjin dhe per te dhene drejtesi dhe te veprojne kushdo qofte aktori qe eshte inkriminuar qofte edhe politikan.

Jam gjithashtu ketu per tu kerkuar edhe nje here ne menyre publike ketyre institucioneve qe ne emer te interesave madhore te veprojne pa vonese me kurajo me transparence e profesionalizem per te trajtuar me te gjithe seriozitetin e duhur cdo akuze reciproke te aktoreve politike cdo denoncim publik zyrtar e mediatik dhe brenda nje limiti kohor te caktuar te informojne publikun shqiptar mbi te vertetat e tyre. Cdo politikan zyrtar nepunes e sipermarres qe ka abuzuar me ligjin pavaresisht statures politike e publike duhet te perballet me ligjin tha Topi duke theksuar se ky eshte parimi i shtetit te se drejtes ky eshte lajmotivi per nje demokraci te shendoshe te besueshme dhe funksionale.

Me tej kreu i shtetit kerkoi qe ne emer te integrimit te Shqiperise klasa politike te bejne te mundur heqjen e pengeses se imunitetit parlamentar per te gjithe deputetet.

Ftoj parlamentin qe me konsensus dhe pergjegjshmeri perpara vendit te bashkepunoje per nderhyrje te menjehershme qofshin keto dhe kushtetuese per heqjen ose kufizimin e imunitetit edhe per nje kategori te gjere zyrtaresh sic jane organet e drejtesise dhe drejtuesit e institucioneve te ndryshme kushtetuese theksoi Presidenti.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›