E Diel, 1 Nëntor 2026

Fajon Shqiptaret e boshnjaket pa viza brenda ketij viti

BRUKSEL- Eurodeputetja e Parlamentit Europian Tanja Fajon pershendet vendimin e marre sot nga Parlamenti Europian. Ne nje konference per shtyp 30 minuta pas votimit zonja Fajon u shpreh e kenaqur dhe pret se liberalizimi i vizave te miratohet brenda ketij viti

Eurodeputetja pergezoi qytetaret shqiptare dhe boshnjake dhe organizatat joqeveritare per kete vendim. Fajon tha se dy vendet kane permbushur kriteret teknike dhe besonte ne nje vendim pozitiv ne mbledhjen e Keshillit te Ministrave te Brendshem me 7- 8 nentor.

Besoj se asnje vend anetar i BE nuk ka arsye te pengoje procesin e liberalizimit te vizave. KE tha vleresimin se dy vendet jane gati nga ana teknike. Sot PE e miratoi kete vendim. - nenvizoi Fajon. Te dy vendet kane punuar shume muajt e fundit dhe ata moren vleresim pozitiv tha Fajon duke shtuar se vendimi do i afroje me shume drejt Bashkimit Europian.

Pyetjes se cfare kerkon Franca dhe Danimarka per te mbeshtetur vendimin e PE Fajon u pergjigj Ka disa rezerva por jo kushte te shtuara per Shqiperine dhe Bosnjen. Nuk di nese do te kete veshtiresi ne votimin e nentorit.
Lidhur me Kosoven Fajon tha se e rendesishme eshte qe KE te jape sa me shpejt disa rregulla qe duhet te ndjeke. Me vjen keq qe nuk ka marre nje rol ne procesin e liberalizimit te vizave- tha Fajon duke shfaqur shpresen qe Kosova te mos jete nje vend i izoluar ne Ballkan.
s.g/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›