Kuvend Basha PE miraton sot vendimin historik per Shqiperine dhe shqiptaret

UPDATE- Ministri i Brendshem akuzon opoziten se ka aktivizuar nje propagande negative ndaj arritjeve te qeverise ne procesin e liberalizimit te vizave
Ministri i Brendshem Lulzim Basha eshte shprehur sot gjate diskutimit te lire ne Kuvend se sot do te jete nje dite historike per shqiptaret pasi PE-ja do te vendose per liberalizimin e vizave me Shqiperine. Duke folur ne seancen plenare te Kuvendit ministri Basha theksoi se qeveria ka bere cdo gje te mundur per te plotesuar kriteret e KE-se prandaj edhe vendimi i PE-se do ti hape driten jeshile shqiptareve per te levizur lirshem. Me tej ministri Basha ka riperseritur edhe njehere se fale reformave te medha te ndermarra nga qeveria jane bere progrese te shumta ne luften kunder krimit te organizuar korrupsionit dhe trafikimit te qenieve njerezore. Ai shtoi se Shqiperia tashme konsiderohet se partnere e rendesishme dhe e besueshme ne bote teksa ka akuzuar opozites se po ben propagande negative. Propaganda negative e opozites ka te beje me arritjet e qeverise. Policia ka nje rol kyc ne detyrat per heqjen e vizave. Eumlshte e turpshme se si opozita godet policine e shtetit. Akuzat jane nje treg bajat per shpifje- u shpreh Basha duke garantuar se institucionet e ligjit do te hetojne te gjitha rastet.
...