Parlamenti Evropian miraton liberalizimin e vizave me Shqiperine

UPDATE- Eurodeputetet konfirmuan me vullnet te perbashket se Shqiperia ka plotesuar kushtet e udherrefyesit si dhe tre kriteret shtese te Komisionit Evropian. Me plot 538 vota pro dhe vetem 47 kunder bejne qe projekti te kaloje me sukses drejt Keshillit te Ministrave
SSka surpriza. Qytetaret shqiptare do udhetojne te lire ne vendet e Schengen-it evropian brenda vitit 2010-e. Me 538 vota lsquopro dhe vetem 47 kunder bene qe Parlamenti Evropian te kaloje me sukses raportin per heqjen e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe te Bosnje- Hercegovines. Ne fjalen e saj para votimit eurodeputetja Fajon i ka bere thirrje te gjithe kolegeve te saj qe te votojne lsquopro heqjes se vizave per Shqiperine dhe Bosnjen pasi te dyja keto vende i kane plotesuar te gjitha kerkesat e KE-se per heqjen e vizave. Pas oreve te tera diskutimesh europarlamentaret hodhen ne votim draftin duke e miratuar ate me shumice derrmuese. Pas votes unike ne PE pritet qe Keshilli i Ministrave te Bashkimit Evropian ne datat 8-9 Nentor te aprovoje perfundimisht liberalizimin e vizave Shqiperi-BE.
...