E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat në media, intriga të frymëzuara politikisht

17-06-2012 / Gazeta 55

Përgënjeshtrim i Këshilltares ekonomike të Kryeministrit, znj. Suzana Guxholli

“Të ardhurat, nga puna ime që në ’78-ën e deri në 2005-ën. Apartamentin e Budapestit, blerë në vitin 1998, ja kam dhuruar vajzës sime para se të kthehesha në Shqipëri në vitin 2006 dhe ky apartament është në pronësi të saj”

Këshilltarja ekonomike e Kryeministrit, znj.Suzana Guxholli reagoi dje ndaj spekulimeve mediatike dhe politike, siç i cilësoi ajo, lidhur me pasurinë e saj. Znj.Guxholli sqaron se të ardhurat e paraqitura në gjyq për ndarjen e pasurisë gjatë martesës janë të ardhura të realizuara nga puna e saj që nga viti 1978 deri në 2005-ën, vit kur edhe është divorcuar.
Duke argumentuar vërtetësinë e deklarimeve të saj, Këshilltarja e Kryeministrit, Suzana Guxholli thotë se aludimet e hedhura në media për fshehje të pasurisë. “Në një nga të përditshmet shqiptare, përkatësisht në “Gazetën Shekulli”, është bërë një sulm i qëllimshëm lidhur me gjendjen time pasurore. Për këtë qëllim, dua të bëj me dije opinionin publik, që çfarë thuhet në Gazetë janë shpifje dhe intriga të frymëzuara e të nxitura nga ish-bashkëshorti im dhe të përdorura nga politika. Bëj me dije që të ardhurat e paraqitura në gjyq për ndarjen e pasurisë gjatë martesës janë të ardhura të realizuara nga puna ime që nga viti 1978 deri në 2005, vit kur jam divorcuar. Të ardhurat e realizuara janë përdorur për mbajtjen e familjes, burrë - grua e të dy fëmijëve, rritjen dhe shkollimin e tyre dhe për blerje të pasurisë së patundshme”- thotë Guxholli. Ajo sqaron se, sa lakohet në gazetën në fjalë, “apartamentin e Budapestit, blerë në vitin 1998, ja kam dhuruar vajzës sime para se të kthehesha në Shqipëri në vitin 2006 dhe ky apartament është në pronësi të saj”. “Bëj me dije gjithashtu që të ardhurat janë të realizuara nga projektet ndërkombëtare, bursat dhe punësimi im prej 9 vjetësh në Budapest që i përkasin periudhës 1991-2006, viti kur jam kthyer në Shqipëri e jam punësuar si këshilltare pranë Kryeministrit. Ndërkohë, përgjegjësinë financiare për fëmijët e kam mbajtur gjithmonë unë. E njëjta shpifje është bërë dhe në zyrën e deklarimit të pasurive, organi përgjegjës për deklarimet tona. Deklaroj përsëri që në pronësinë time që nga viti 2006 gjendja pasurore e imja është si në deklaratën e pasurisë pranë KLDSH-së”- thotë Këshilltarja ekonomike e kryeministrit, Suzana Guxholli.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›