E Diel, 1 Nëntor 2026

Deputeti demokrat parandaloi dje marrëzinë e Kreshnik Spahiut, për t’i dhënë ngjyra politike aksidentit të Krrabës

17-06-2012 / Gazeta 55

Incidenti në Spitalin e Elbasanit, Rrahim Çota: Kreshnik Spahiu tentoi të bëjë show politik me të plagosurit

Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu mbërriti dje me një kontingjent kamerash dhe gazetarësh, në spitalin e Elbasanit për të “vizituar” të plagosurit e aksidentit të ndodhur në Qafën e Krrabës, ku u plagosën disa aktivistë të aleancës. Mekanizmi ishte i thjeshtë. Që nga Tirana, Spahiu kishte hedhur tezat e konspiracionit rreth aksidentit, të cilat mund t’i mendojë veç një mendje e sëmurë. Kjo s’u ndal me kaq. Papritmas, pasi të rinjtë kishin marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Elbasanit, Spahiu mbërriti me kamerat në krahë, për të mbledhur opinionet e tyre, gjithnjë me tentativën e sabotazhit
Një shfaqje të tillë të turpshme s’e ka lejuar deputeti i Partisë Demokratike për Librazhdin, Rrahim Çota i cili deklaroi se Kreshnik Spahiu tentoi ta shndërrojë aksidentin në shoë, duke shkuar përtej marrëzisë se, aksidenti ka prapavijë politike. “Spahiu erdhi në spital me dy kamera dhe donte të bënte shfaqje”- u shpreh deputeti Çota.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›