Akuzat për Portin e Durrësit, Rama: Bëhen nga maskaragjozët e Aleancës së Rublave

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish tek akuzat e opozitës për projektligjin e Portit të Durrësit. Duke komentuar pretendimet e opozitës se nëse nis porti turistik, nuk e marrin më qytetin bregdetar Durrësin, Rama shkruan në Twitter se kjo është fjalia që shkëmbejnë maskaragjozët e Aleancës së Rublave tregon se nuk janë pa fe dhe atdhe.
“Po filloi Porti Turistik s’e marrim më kurrë Durrësin!” është fjalia që shkëmbejnë më shpesh maskaragjozët e Aleancës së Rublave dhe hajde më thoni pastaj që s’janë pa fe, pa atdhe, pa besë e pa din dhe as iman”, shkruan Rama.
Projekti i Portit të Durrësit për kryeministrin Edi Rama është një investim dhe krenari kombëtare që do të ndihmojë që nga punësimi i qytetarëve e deri tek rritja e ekonomisë duke e kthyer Durrësin në një pikë kyçe për turizmin dhe jo një projekt që lidhet me zgjedhjet.
/rtsh.al/