E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, protesta të mëdha gjatë samitit të G20 në Pittsburgh

Me mijëra njerëz kanë marshuar në një manifestim kundër takimit të krerëve të botës gjatë samitit të G20 që u mbajt në Pitsburgh të Pensilvanisë në SHBA.
Pjesë e protestuesve ishin shoqata të majta, shoqata ambientaliste, shoqata për çështjet e Tibetit dhe të Palestinës, por edhe forume të sindikatave të puntorëve në SHBA.
Të gjitha këto organizata marshuan drejt qendrës së samitit të G20 i cili ishte mbledhur për të diskutuar për çështjet ekonomike si edhe globale.
Protestuesit ishin të rrethuar nga një kordon i madh forcash sigurie, të cilët e mbanin turmën rreth gjysëm kilometri larg ambienteve ku po mbahej samiti i G20.
Protestuesit mbanim parrulla antiglobaliste si " G20 = Vdekja e kapitalizmit" apo "Korporatat sociale duhet të ikin".
Protestat të tilla organizohen nga shoqata antiglobaliste zakonisht gjatë samiteve të ndryshme të G8 ose të G20, ato sulmojnë qendrat kryesore tregtare të qytetit. Ngjarje të tilla kanë ndodhur që në 1999 në samitin e G8 në Seatle të SHBA, kur u bastisën dhe u shkatërruan me mijëra dyqane në qendra të ndryshme tregtare.
Përsa i përket protestës në Pitsburg, policia e këtij qyteti pohoi se kishte arrestuar rreth 80 manifestues.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›