E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama, optimist për ekonominë pas mbarimit të samitit të G20

Presidenti i SHBA, Barack Obama është shfaqur mjaft optimist për shënjat që ka dhënë ekonomia botërore gjatë muajve të fundit.
Obama foli për këtë temë në përfundim të samitit të G20 që u zhvillua në Pittsburgh.
"Këtu në Pittsburgh, ne kemi ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm përpara, si edhe për të siguruar shërimin e kredive të këqija që të arrihet një qëndrueshmë në sektorin problematik të ekonomisë. Ne arritëm ta ringjallim ekonominë si edhe të sigurojmë një rrugë me prosperitet në të ardhmen "- pohoi Obama në konferencën e tij pas samitit të G20.
Në samitin e G20 u ra dakort që qeveritë e 20 vendeve më të fuqishme të planetit të frenonin problemet e kreditimit ndaj kompanive të mëdha. Këto kreditime ishin themeli i krizës globale ekonomike. Rregulla të forta u vendosën edhe mbi çështje e ruajtes së kapitalit të bankave të mëdha. Gjithashtu u vendos një marrveshje që brënda vitit të ardhshëm të zgjerohen tregjet globale. Samiti i G20 ishte një test i vështirë për të Obamën për të përcaktuar fuqinë e tij si një diplomat por sipas shumë analistëve politikë, presidenti amerikan tregoi shkathtësi dhe inteligjencë.
Gjithashtu Obama foli edhe për Iranin dhe se ndaj këtij vendi ai do të përdorte çco mundësi zgjidhjeje pa menduar për koston ndaj vendit islamik . Deklarata e presidentit të Obama u dha në një konferencë për shtyp pas samitit të G20 që u zhvillua në Pitsburg
"Irani duhet të mbajë përgjegjësitë e tij ndërkombëtare dhe duhet të tregohet më shumë transparent në lidhje me programin e tij bërthamor. Personalisht do të preferoja rrugët diplomatike por asnje mundësi nuk mund të përjashtojmë për të zgjidhur çështjen",- është shprehur Obama në lidhje me përdorimin e energjisë bërthamore nga ana e vendit islamik.
Ka kohë që Obama po i bën thirrje qeverisë së Ahmadinejad që të ndryshojë kurs mbi përdorimin e fuqisë bërthamore. Por thirrjet e presidentit të SHBA dhe të shumë kryediplomatëve europianë kanë rënë në vesh të shurdër. Ndërkaq gjatë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë ranë dakort që sanksionet shtesë ndaj Iranit të ndërmerren në rast se nuk nisin bisedimet 5+1. Pra sanksionet ndaj qeverisë dhe shtetit Iranian do të ndërmirren edhe në rast se Kina nuk është dakort.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›