Medvedev: Irani duhet të jetë bashkëpunues me fuqitë e mëdha
Presidenti rus Dmitri Medvedev pohoi se nëse Irani nuk do të jetë bashkëpunues gjatë takimit që do të zhvillohet me 1 tetor me fuqitë e mëdha, atëhere ndaj këtij vendi do të ketë sanksione.
Deklarata e presidentit rus erdhi direkt pas përfundimit të Samitit të G20 në Pittsburgh në SHBA.
"Së pari ne duhet të krijojmë kushtet e nevojshme për Iranin që ai të jetë bashkëpunues, por nëse autoritetet iraniane nuk iu përgjigjen kushteve të ndërkombëtarëve atëhere këtij vendi do t'i duhet të përballet me sanksione."-pohoi presidenti Medvedev.
Ai tha se rasti i Iranit ishte një "rast shqetsues" për të gjitha vendet që morën pjesën në samitin e G20 në Pittsburgh. Por presidenti rus besonte se në takimin që do të zhvillohet me 1 tetor në Gjenevë mes autoriteteve iraniane dhe negociatorëve të 6 fuqive të mëdha do të gjëndej një zgjidhje përfundimtare.
Rusia ashtu edhe si Kina në të kaluarën nuk pati shfaqur vullnetin për sanksione ndaj Iranit. Por Medvedev u shpreh se aktiviteti bërthamor i Iranit kishte shkelur shumë rregulla të Këshillit të Sigurimit për pasojë duheshin ndjekur procedurat e sanksioneve nëse nuk do të kishte reflektim nga ana e autoriteteve të larta irakene.