E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Irani të ndryshojë kurs, përndryshe sanksione

Presidenti amerikan është shprehur se ndaj Iranit nuk përjashton asnjë mundësi për të zgjidhur çështjen e programit bërthamor.
Deklarata e presidentit të Obama u dha në një konferencë për shtyp pas samitit të G20 që u zhvillua në Pitsburg.
"Irani duhet të mbajë përgjegjësitë e tij ndërkombëtare dhe duhet të tregohet më shumë transparent në lidhje me programin e tij bërthamor. Personalisht do të preferoja rrugët diplomatike por asnje mundësi nuk mund të përjashtojmë për të zgjidhur çështjen", është shprehur Obama në lidhje me përdorimin e energjisë bërthamore nga ana e vendit islamik.
Ka kohë që Obama po i bën thirrje qeverisë së Ahmadinejad që të ndryshojë kurs mbi përdorimin e fuqisë bërthamore. Por thirrjet e presidentit të SHBA dhe të shumë kryediplomatëve europianë kanë rënë në vesh të shurdër. Ndërkaq gjatë Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkuara anëtarët e përhershme të Këshillit të Sigurimit kanë ranë dakord që sanksionet shtesë ndaj Iranit të ndërmerren në rast se nuk nisin bisedimet 5+1. Pra sanksionet ndaj qeverisë dhe shtetit Iranian do të ndërmirren edhe në rast se Kina nuk është dakord.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›