Akuzat per kontrabande Kulicaj padit Saimir Tahirin

Policia e Shtetit ka reaguar pas deklaratave në Kuvend të deputetit socialist Sajmir Tahiri për lidhje me kontrabandën e mineraleve të Zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Agron Kulicaj.
Policia hedh poshtë akuzat e paraqitura në seancën plenare parlamentare nga deputeti socialist Sajmir Tahiraj.
Ky i fundit akuzoi zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Agron Kulicaj në lidhje me kontrabandën e mineraleve. Zoti Kulicaj, sipas njoftimit të policisë, ka depozituar pranë Gjykatës së Tiranës një padi civile për shpifje për shkak të detyrës ndaj deputetit Tahiri.