Presidenti Obama dergon ne Kongres planin e punes
Presidenti amerikan Barack Obama, u ka bërë thirrje republikanëve të aprovojnë menjëherë planin e tij të punës.
Në fjalën e tij, në Shtëpinë e Bardhë, Obama ka ripërsëritur rëndësinë që ka programi i “American Job’s Act”, për të stimuluar tregun e punës, falë një seri shkurtimesh mbi taksat. Ky program kap shifrën e 447 miliardë dollarëve.
Plani është shqyrtuar nga presidenti Obama në kopshtin e trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë në prani të mësuesve, policëve, biznesmenëve e veteranëve të luftës.
“Amerikan Job’s Act”, kap vlerën e 447 miliardë dollarëve dhe kërkojë të nxisë tregun e punës falë një serie shkurtimesh mbi taksat, kryesisht për pagat dhe pensionet, të investimeve në infrastrukturë dhe programeve të azhornimit dhe futjes në botën e punës.
Në fjalën e tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë u bën thirrje republikanëve të aprovojnë këtë plan.
“Aprovoni menjëherë planin tim të punës, jo lojëra, jo politik, jo vonesa…plani duhet të kalojë menjëherë. Ky program do t’i vendos amerikanët në punë dhe do të ndihmojë ekonominë në një moment të krizës. Amerikan Job’s Act nuk do t’i shtojë as edhe një cent deficitit, përkundrazi mund ta ulë atë”, tha ai.
Ndër të tjera nga ne fjalimin e tij, Obama ka kërkuar aprovimin e menjëhershëm të planit 447 miliardë dollarësh, për t’i kursyer Amerikës atë që mund të ishte vetëshkatërrim, siç e ka konsideruar ai.
“Duhet të veprojmë në mënyrë të tillë që taksat të mos rriten për klasën e mesme. Receta për shpëtimin është “të sillemi si një familje, duke hequr gjërat që nuk kanë rëndësi themelore dhe kjo përfshin edhe amerikanët më të pasur dhe multi-kombëtarët, që do të japin kontributin e tyre. Nëse kongresi nuk reagon, pothuajse çdo familje amerikane do të paguaj më shumë taksa vitin e ardhshëm”.