E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat për korrupsion, Limaj sot para prokurorisë së EULEX

PRISHTINE- Ish-ministri i Transportit Fatmir Limaj mbërriti sot në prokurorinë speciale të EULEX në Prishtinë për t’u përgjigjur lidhur me akuzat për korrupsion.

Limaj, kishte nisur të hetohet për veprën penale të korrupsionit në prill të vitit 2010. Më 27 prill të 2010 EULEX bastisi shtëpinë e tij si dhe zyrën e tij në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomit.

Që nga ajo kohë, zyrtarë të misionit EULEX nuk kanë dhënë detaje lidhur me hetimet dhe rrjedhën e tyre. Një ditë para së të merret në pyetje Limaj, media kanë raportuar se EULEX-i ka marrë disa mostra të asfaltit që është shtruar gjatë kohës kur Limaj ishte ministër të cilat janë dërguar në Gjermani për një ekzaminim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›