E Diel, 1 Nëntor 2026

Grabiten me armë zyrat e komunës, prangoset një i dyshuar

VLORE - Grabiten me armë e maska zyrat e komunës Hor-Vranisht në rrethin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, kur sipas policisë, një person i armatosur dhe i maskuar ka hyrë me armë zjarri në zyrat e komunës dhe ka detyruar financiaren të hapte kasafortën, nga ku ka marrë rreth 300 mijë lekë të vjetra.

Për t’u siguruar se askush nuk do të ndërhynte, grabitësi ka marrë peng financieren e komunës, duke e lënë të lirë pas 600 metrash rrugë. Policia konfirmon se gjatë kësaj kohe grabitësi ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip automatik.

Pak orë më vonë, policia e Vlorës prangosi një person të dyshuar si autor i ngjarjes. Aktualisht nuk bëhet i ditur identiteti i tij, ndërsa uniformat blu dyshojnë edhe për një person tjetër të përfshirë në ngjarje, që mund të jetë një punonjës i komunës. Policia vijon hetimet.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›