E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzat për korrupsion ndaj ministrit Pollo, shpallet fajtor Taulant Balla

TIRNË- Gjykata Tiranë shpalli fajtor deputetin e PS-së Taulant Balla pas akuzave në Kuvendin e Shqipërisë (tetor të vitit 2011) për korrupsion kundër Ministrit Genc Pollo për shpërdorim detyrë dhe abuzim me tenderat.

Gjykata e Tiranës ka dënuar deputetin socialist me 30.000 lekë gjobë. Balla do të paguajë edhe shpenzimet e 17 seancave gjyqësore të zhvilluara gjithsej.

Menjëherë pas vendimit avokati i Ballës deklaroi se drejtësia shqiptare po vepron me 2 standarde duke theksuar se “deputetët e PS dënohen, ndërsa ata të mazhorancës jo”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›