E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzat për përdhunimin e nxënëses, mësuesi: E thirra për të ridhënë provimin

MIRDITE - Një ditë pas arrestimit të mësuesit 63-vjeçar në Rrëshen, të tjera detaje janë zbardhur nga policia e këtij rrethi. Ded Gjini, mësues i anglishtes në shkollën 9-vjeçare të Rrëshenit, u arrestua në banesën e tij, me akuzën për tentativë përdhunimi ndaj nxënëses së tij 15-vjeçare.

Sipas burimeve zyrtare të policisë, mësohet se në momentin e arrestimit të 63-vjeçarit, policia ka gjetur 15-vjeçaren V.F. të zhveshur, por ndërhyrja në kohë ka bërë që mësuesi maniak të mos arrinte qëllimin e tij. Vetë 63-vjeçari ka deklaruar në policinë e Mirditës se nxënësen e tij e kishte thirrur në shtëpi për të dhënë sërish provimin dhe përmirësuar notën, duke mohuar çdo akuzë. Ndërkohë që është marrë në pyetje edhe 15-vjeçarja, nxënëse e klasës së nëntë në shkollën 9-vjeçare, e cila ka treguar edhe një herë gjithë ngjarjen.

Sipas saj, mësuesi Ded Gjini i kishte thënë të shkonte në shtëpi për të ribërë provimin e anglishtes për të përmirësuar notën. Ndërkohë që, në momentin e hyrjes në shtëpi, ajo ka vënë re që nuk kishte njeri tjetër. 15-vjeçarja ka deklaruar se mësuesi kishte nisur ta ngacmonte, duke i kërkuar që të kryente marrëdhënie me të, pavarësisht kundërshtimit të saj. 63-vjeçari, u vu në pranga nën akuzat për "Veprime të turpshme me të mitur", "Marrëdhënie seksuale me të mitur, të mbetura në tentativë", si dhe "Shpërdorim detyre".

(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›