Junajtid nuk gabon, titulli i zgjidhur
Mançester Junajtid ka fituar me rezultat 2-0 ndaj Stok Sitit dhe po ecën i sigurt drejt shpalljes kampion i Anglisë. Vetëm pas katër minutash lojë, "djajtë e kuq" në epërsi i kaloi mesfushori Majkël Kerrik. Ekipi i trajnerit Aleks Ferguson shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e dytë, këtë herë përmes holandezit Robin Van Persi, i cili penalltinë e konvertoi në gol. Junajtid, pas kësaj fitoreje, ka plot 15 pikë më shumë se rivalët e Sitit, të cilët kanë një ndeshje më pak të zhvilluar. Humbja e fundit pikërisht ndaj Sitit, nuk e ka demoralizuar aspak ekipin e Fergusonit, duke shuar kështu shpresat për një rihapje të kampionatit.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)