Kuvendi voton sot lirimin e anëtarit të propozuar nga LSI në KQZ, PS mbledh grupin
TIRANË - Parlamenti pritet të votojë sot për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, propozuar nga LSI, Ilirjan Muho. Seanca e sotme e Kuvendit pritet në fakt të jetë një seancë e fortë për nga debatet. Deputetët socialistë do të mbledhin sot në orën 09:00 grupin parlamentar për të diskutuar sërish rreth mënyrës se si do të reagojnë në seancë.
Por në mbledhjen e mëparshme të grupit, ditën e enjte, kur u shty edhe votimi për këtë çështje, deputetët diskutuan për një reagim të ashpër deri në bllokim të punimeve të Kuvendit. Pati edhe mendime për bojkot, por kjo nuk u pranua nga kryetari Rama. Ndërkaq, pritet që votave të maxhorancës sot t’i bashkohen edhe votat e tre ish-deputetëve socialistë, Kastriot Islami, Gjovalin Kadeli e Asllan Dogjani.
Ndërkohë dje një prej ish-anëtarëve të KQZ-së dhe njëherësh një prej kandidatëve të propozuar nga Partia Republikane për të zëvendësuar Muhon, Klement Zguri ka thënë se shkarkimi i një anëtari KQZ-je është një situatë e përsëritur në Shqipëri. Sipas tij, mandati i anëtarëve të KQZ-së është ndërprerë në vitin 2004, në vitin 2008 dhe në vitin 2012. Këto mandate, ka sqaruar Zguri janë ndërprerë për shkak të marrëveshjeve politike dhe jo për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor, siç e pretendon opozita që i referohet nenit 18 të këtij kodi.
Në bazë të këtij neni, mandati i anëtarit të KQZ-së përfundon kur ai kryen veprimtari politike, mbush moshën për pension, vdes, jep dorëheqjen nga detyra ose kur cenon veprimtarinë e KQZ-së, parashikime këto, të cilat nuk janë ndërmarrë nga anëtari i LSI-së në këtë institucion. Po sipas Klement Zgurit, edhe në rastet e iniciativave të ndërmarra nga Kuvendi në vitin 2004, në vitin 2008 dhe në vjeshtën e 2012, asnjë prej këtyre pikave nuk ekzistonte në kushtet kur Kuvendi ka vendosur të ndryshojë me votë parlamentare trupën e KQZ. Gjithçka mbetet për t’u parë sot në seancë.
Një ditë më parë anëtari i KQZ, Ilirian Muho, deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen nga kjo detyrë, sikurse e kërkon maxhoranca, pasi është në ushtrim të plotë të kompetencave të tij ligjore dhe kushtetuese.
(er.nu/GSH/BalkanWeb) Lidhje te tjera KQZ, Muho: Nuk dorëhiqem, jam betuar në Kuvend. Meta: Largimet hakmarrje politike