E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona nuk fal edhe pa Mesin & Co

Kur mendohej se Barcelona mund të toleronte për ballë Zaragozës, ndaj një ekipi që rrezikon rënien dhe kur vetë Barça thuajse e ka të zgjidhur çështjen e titullit, katalanasit kanë zgjidhur ndeshjen në favor të tyre. Fillimisht ka shënuar Alkantara, ndërsa më pas ka dyfishuar shifrat Tejo, i cili shënon edhe një gol në pjesën e dytë, duke i çuar shifrat në 0-3. Nuk kanë qenë të grumbulluar Mesi, Buskets, Pinto, Iniesta e Alba, duke u dhënë mundësi të pushojnë, për t'u bërë gati për ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve, që do të luhet në Mynih më 23 prill ndaj Bajernit.
(a.k/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›