Eagle Mobile operatori i pare qe mbulon me sinjal Valbonen
Eagle Mobile eshte operatori i pare celular ne vend qe ka mbuluar me sinjal zonen e Valbones ne Tropoje. Pas nje pune kolosale ne dhjete muajt e fundit Eagle ka mbuluar zonen me sinjal duke u sjelle sherbimet baze dhe internetin banoreve te kesaj zone. Ne nje ceremoni me kete rast zhvilluar ne Komunen Margegaj moren pjese drejtues te pushtetit vendor si kryetari i Bashkise se Bajram Currit Nuredin Ahmeti Kryetari i Komunes Margegaj Rexhe Byberaj perfaqesues te Qarkut te Kukesit dhe drejtuesit me te larte te Eagle. Kryetari i Komunes Margegaj Rexhe Byberaj tha se ka dhjete vjet qe banoret e kesaj zone kane kerkuar mbulimin e zones me sinjal dhe sherbime. Sipas tij komunikimi me celular ne kete zone do te jete ndihmese e madhe edhe per te moshuarit te cilet do te arrijne te komunikojne me femijet dhe te afermit e tyre qe punojne e jetojne jashte Shqiperise. Drejtori i Pergjithshem i Eagle deklaroi se kompania eshte operatori i pare qe mbulon teresisht edhe rrugen e re te Kosoves.
28 Shtator 2010