Akuzat që përbaltën dhe vranë Bujar Muharremin
“Në rastin e Bujarit, dhimbjes tonë i shtohet pesha e vuajtjes nga përbaltja e padrejtë që Bujari mori me vete dhe nga e cila nuk pati mundësi të çlirohej sa ishte në këtë jetë”. Fjalë bashkëshorteje, që shprehin jo vetëm dhimbjen për mungesën fizike të njeriut me të cilin lidhi jetën, por edhe zemëratë për përbaltjen që iu bë padrejtësisht. Prej 8 majit 2008 Fiqirete Muharremi ndjehet jo vetëm e vetmuar, pas ikjes së papritur të bashkëshortit Bujar Muharremi,por edhe e vrarë shpirtërisht. Reti, sicc e thërrësin shkurt të afërmit nuk mund tia falë askujt përbaltjen e figurës së bashkëshortit, gazetarit të mirënjohur të TVSH-së, I cili u shkarkua nga detyra si shef misioni në Kosovë, duke e akuzuar për abuzime me karburantet. “ Pas lirimit nga detyra dhe akuzave të inskenuara ndaj tij, kuptohet që efektet në shëndetin e Bujarit mund të ishin tepër shqetësuese. Për kallëzimin penal të bërë ndaj tij përgjigja po vononte dhe ai nuk po mundte të ndërmerrte veprimet e duhura për të vënë në vend drejtësinë dhe rehabilituar personalitetin, akuza që i përbaltën egërsisht 25 vitet e përkushtimit të ndershëm”-thotë zonja Muharremi në një intervistë të gjatë për gazetën “Shekulli” ku rrëfen njohjen me Bujarin, punën e tij si gazetar, emërimin si diplomat në Kosovë, puccin që I bënë në Tiranë dhe akuzat që e goditën moralisht. Ai ndërroi jetë mëngjesin e 8 majit 2008, tre javë para se drejtësia ta shpallte të pafajshëm, duke akuzuar ata që inskenuan atë farsë që I mori jetën një njeriu të ndershëm dhe të përkushtuar.
Kanë kaluar vetëm pak kohë kur ju humbët njeriun më të dashur të jetës, bashkëshortin tuaj, Bujar Muharremi. Si po e përjetoni këtë humbje të pazëvendësueshme?
Humbja e parakohshme e Bujarit, ka krijuar nje boshllek dhe plage te thelle ne jeten time, te femijeve e gjithashtu dhe te te aferme dhe miqve tane te familjes. Perpiqemi te ngushellojme njeri-tjetrin duke u mbledhur dhe duke folur per Bujarin, shpesh here na duket sikur ndodhet diku per ndonje takim apo udhetim pune dhe shpejt do jete serish prane familjes. Per pak çaste na duket sikur asgje nuk ka ndodhur…, por me pas, valet e dhimbjes rikthehen shume me te forta. Vdekja dhe dhimbjet e ndarjes heret apo vone perjetohen nga te gjithe dhe natyrisht ato jane teper te renda. Ne rastin e Bujarit, dhimbjes tone i shtohet pesha e vuajtjes nga perbaltja e padrejte qe Bujari mori me vete dhe nga e cila nuk pati mundesi te çlirohej sa ishte ne kete jete.
-Si u lidhët me Bujarin dhe çfarë do të thoshte të ishit bashkëshortja e tij?
Me Bujarin jemi njohur ne fillim te viteve 70-te, kur te dy punonim sebashku ne nje repart ushtarak. Ai vinte nga nje familje dibrane e transferuar ne fillimet e shekullit te 20te ne Tirane, e cila me shume pune, sakrifica dhe ndershmeri kishte rritur shume femije. Une kisha lidhje pune me te gjithe punonjesit, Bujari ne ate kohe binte ne sy per respektin qe tregonte ndaj te gjitheve si dhe humorin me te cilin perpiqej te fshihte stresin apo lodhjen e vetes dhe shokeve te punes. E shihje te shoqerohej si me moshataret ashtu edhe me me te moshuarit te cilet bisedonin e qeshnin me te si te ishte shoku i tyre. Tregonin respekt te veçante kur flisnin per Bujarin ne mungese te tij. Kjo gje me terhoqi veçanerisht tek ai, e keshtu solli natyrshem lidhjen tone. Me tej (1976), Bujari u pranua me pune ne strukturat e administrates se RTV Shqiptar. Ne ate kohe Radio e Jashtme, per te permbushur nevojat e saj, ishte ne kerkim te kuadrove/profileve me te dhena artistike dhe njohje te gjuheve te huaja edhe nga radhet e punonjesve me shkolle te mesme. Keshtu, Bujari u angazhua me vullnet dhe pasion ne Radion e Jashtme, ne sektorin qe perkthente, analizonte dhe transmetonte lidhur me politiken, problematiken, marredheniet me Gjermanine Lindore te asaj kohe. Ai, krahas punes, studioi gjuhen Gjermane, vazhdoi Universitetin per Gjuhe-Letersi, ndoqi kurse trajnimi te gazetarise televizive dhe botoi artikuj apo analiza te ndryshme ne gazetat e asaj kohe, kryesisht per marredheniet nderkombetare dhe politiken e jashtme te vendit tone. Keshtu, ai hap pas hapi u afirmua si analist i politikes se jashtme nderkohe qe ishte transferuar si gazetar i politikes se jashtme ne departamentin e informacionit te Televizionit Shqiptar. Une, sigurisht qe ne marredhenie me miqte dhe koleget kisha me vete pjese te respektit dhe pergjegjesise qe lidhej me punen dhe angazhimet e Bujarit. Por, ajo qe perjetoja me shume ishte ngarkesa emocionale, stresi, koha shpesh here e manget qe Bujari i kushtonte familjes, sidomos kur kishte intervista, vizita personalitetesh apo situata te ndera ne zhvillimet politike ne rajon. Ai perjetonte se tepermi pergjegjesine e punes. Ndonjehere i thoshte miqve apo kolegeve qe: – “ne gazetaret do ikim me shpejt se te tjeret nga kjo bote” – duke aluduar, ne ate kohe me nota humori, streset qe shoqeronin punen eperditshme te tyre.
-Bujari ishte njëri prej gazetarëve më të njohur në RTVSH. Por si institucion kishte edhe kënaqësitë dhe problemet e veta. Si e përjetonte gazetari Muharremi këtë realitet në TVSH?
Bujari e konsideronte profesionalizmin elementin baze te punes dhe karrieres. Besonte ne disa principe te profesionit qe duhet te superonin shtremberime, keqinterpretime apo pasqyrime tendencioze te realitetit apo perfundimeve te rrjedhura nga analizat dhe sinteza e fakteve apo ngjarjeve historike/politike (….buzeqesh - me duket sikur po flas me gojen e Bujarit). Streset e periudhes se para viteve 90te ishin te nje natyre qe te gjithe e dime dhe Bujari normalisht qe i perjetonte ndjeshem ato. Por, edhe gjate viteve te pluralizmit politik, perkundrejt respektimit te principeve te profesionit, Bujari jo pak here u ndesh me intolerance, dashakeqesi apo dhe ngacmime me karakter politik. Ai shpeshhere e ndjente veten jashte realitetit te shtremberimit te profesionit, te imponimit te menyres apo standarteve te pasqyrimt te informacionit.
-Ai ishte i specializuar për çështjen kombëtare dhe kohën më të madhe profesionale ia kushtoi asaj. Si komentohej puna e Bujarit në Kosovë dhe më gjerë?
Nga fillimi i viteve 80-te, me fillimin e ngjarjeve qe risollen çeshtjen e Kosoves ne vemendjen e politikes nderkombetare, Bujari pati “martesen” e dyte me çeshtjen kombetare dhe ate te Kosoves ne veçanti, me te cilen u nda kur kete ia imponoi ndarja nga jeta pak jave me pare. Me liberalizimin e levizjeve jashte shtetit nga viti ’91 e prapa, takimet, bisedat, forumet, promovimet, emisionet, reportazhet qe ai realizoi anembane Kosoves dhe diaspores Shqiptare ne Amerike dhe Europe, jane te panumerta. Shume domethenes per kete eshte fakti qe ne disa rrethe te diaspores kosovare ate e therrisnin dhe ‘Baca Bujar’. Emerimi i Bujarit si Shef i Misionit Diplomatik te Shqiperise ne Kosove (Nentor 2005) u prit me nje entuziazem te natyrshem si nga populli i Kosoves ashtu dhe nga klasa politike Kosovare pavaresisht ndasive te tyre te brendshme. Ky emerim u konsiderua dhe si vleresim ndaj politikes se Qeverise Shqiptare lidhur me Kosoven. Nisur dhe nga sjellja dhe karakteri popullor i Bujarit, selia e Ambasades Shqiptare ne Prishtine, vizitohej shume shpesh si nga figura politike ashtu dhe nga perfaqsues te shoqatave te ndryshme apo qytetare te thjeshte kosovare.
-Bujari iku shumë shpejt nga kjo botë dhe për shumë njerëz që e njihnin shumë papritur. Si ndodhi?
Bujari prej vitesh vuante nga tension i larte i gjakut. Ky tension lidhej me shume me stresin dhe ngarkesen ne pune. Per kete Bujari merrte mjekim te rregullt dhe kishte arritur te stabilizonte treguesit e tensionit. Ai kryente periodikisht kontrolle te zemres apo te treguesve te sheqerit dhe yndyrnave ne gjak si faktore te lidhur ngushte dhe ne menyre te ndersjellte me tensionin e gjakut. Pas lirimit nga detyra dhe akuzave te inskenuara ndaj tij, kuptohet qe efektet ne shendetin e Bujarit mund te ishin teper shqetesuese. Per kallezimin penal te bere ndaj tij pergjigja po vononte dhe ai nuk po mundte te ndermerrte veprimet e duhura per te vene ne vend drejtesine dhe rehabilituar personalitetin, akuza qe i perbalten egersisht 25 vitet e perkushtimit te ndershem. Aspekti me negativ I ketyre rrethanave ishte qe Bujari, shume I ndjeshem dhe I goditur rende nga menyra sesi u zhvilluan ngjarjet, refuzonte tashme te perkujdesej siç duhej per shendetin e tij. Pavaresisht perpjekjeve tona, ai nuk kreu me kontrolle te rregullta apo konsultime per modifikimin e mjekimeve, per te parandaluar perkeqesimin e pritshem te treguesve te tensionit. Nga ana tjeter, problemet dhe ndjenjat e tij I mbante me se shumti perbrenda per te shqetesuar sa me pak mua apo femijet. Ishte kjo situate qe çoi ne hemorragjine cerebrale qe e goditi mengjesin e dates 8 Maj 2008. Goditja ishte e rende dhe e pakthyeshme. Ai luftoi disa ore derisa nderroi jete pasditen e po asaj dite.
Ishte një fakt trishtues, që RTVSH-ja nuk organizoi homazhe për gazetarin e shquar të saj. Askush nuk u
kujtua për Bujarin. Presidenti Topi ngushëllonte me telegramin e 9 majit, por pushtetarët e tjerë jo. Si u ndjetë nga kjo?
Ne rradhe te pare falenderojme thellesisht Presidentin Topi per ngushellimin derguar familjes tone. Rrethanat dhe morali i disa individeve ne veçanti si dhe klases politike ne pergjithesi, nuk na çudisin per mosorganizimin e homazheve prane RTVSH-se, per Bujarin. Heshtja e tyre eshte heshtja e fajtoreve per pergjegjesine e tyre. Pavaresisht, ata nuk mund ta zbehin punen dhe vepren e Bujarit, pjesen e shpirtit qe ai I dhe Televizionit Shqiptar. Miqte, shoket, koleget dhe njerezit nuk do te harrojne ditet kur Bujari (Shtator 1998), ne vend qe te fshihej, braktiste institucionin dhe ti rrinte prane familjes se tij, pengoi shkaterrimin e materialeve dhe studiove te Televizionit Shqiptar. Me automatikun te drejtuar ne gjoks ai qetesonte turmat qe kerkonin shkaterrimin dhe keqperdorimin e Televizionit Shqiptar. Ne momentin kur I kerkuan qe te dilte publikisht dhe te anunçonte renien e qeverise, ai u shpreh se – “tani po deshet me vrisni, kete gje nuk e bej” –. Shqiptaret te cilet, pavaresisht individeve qe drejtojne TVSH apo politikes qe luhet, shijojne imazhin dhe autoritetin tradicional te TVSH-se, ne fakt i bejne çdo dite homazhe figures se gazetarit dhe diplomatit Bujar Muharremi.
-Kush ishte “kumbara” i futjes së Bujarit në diplomaci dhe si e priti ai emërimin si përfaqësues i Zyrës së Shqipërisë në Kosovë?
Figura e Bujarit u vleresua si teper e pershtatshme per pozicionin e Shefit te Misionit te Shqiperise ne Kosove, nga ish Ministri i Jashtem, z. Besnik Mustafaj. Me sa dime ne, ishte ai qe i propozoi Kryesministrit Berisha, Bujarin si kandidat per kete pozicion. Po ashtu, me sa dime ne, Kryeministri Berisha e mbeshteti kandidaturen e Bujarit duke u shprehur edhe publikisht ne nje emision te mediat Shqiptare. Bujari e priti me kenaqesi dhe optimizem teper te madh kete emerim. Per Bujarin, ky ishte kurorezimi I suksesshem I punes dhe sakrificave shumevjeçare te tij per çeshtjen kombetare. Ate nuk e shqetesonin komentet per mungesen e eksperiences se tij ne fushen e diplomacise pasi ai e dinte se sa mire e njhte çeshtjen e Kosoves dhe se sa shume mund te bente per kete çeshtje, tashme jo vetem ne rolin e analistit, por edhe ne rolin e diplomatit.
-Politika nuk ishte shumë dakort me kandidatura pa përvojë diplomatike, si rasti i Bujarit. Si ndjehej ai gjatë kohës kur ende nuk kishte marrë pëlqimin e presidentit për tu dekretuar si ambassador?
Duke qene Nomenklature e Kryeministrit si Shef Misioni (ai bente pjese ne 20% e qeverise apo dicka e tille) dhe rrjedhimisht nuk ishte i nevojshem miratimi nga Presidenti.
-Ju e shoqëruat për gati një vit në Prishtinë, gjatë misionit në Kosovë. Si pritej ai nga kosovarët?
Kosovaret kudo neper rruge, lokale, dyqane dhe natyrisht neper aktivitete te ndryshme, I afroheshin, e takonin dhe pershendeteshin me Bujarin, nga njera ana me vleresim dhe respekt dhe nga ana tjeter sikur po takonin vellain apo mikun e tyre. Pergjithsisht, Bujari punonte deri ne oret e vona te darkes dhe koha qe shpenzonim sebashku ishte e paket. Por edhe ne rastet kur dilnim bashke, njerez dhe qytetare te ndryshem e ndalonin, e pergezonin dhe diskutinin mbi ceshtjen dhe te ardhmen e Kosoves. Une, ç’eshte e verteta, shpesh-here nervozohesha dhe i thoja Bujarit qe heren tjeter ti binte sa me shkurt. Hera tjeter ishte e njejte dhe une me teper çuditesha me durimin dhe perkushtimin e Bujarit ndaj kosovareve dhe ceshtjes se Pavaresise se Kosoves.
-Po të shohësh axhendën e takimeve të tij, ato shkojnë nga Mitrovica në Plavë etj. për të riaktivizuar lidhjet ekonomike mes shqiptarëve. Sa optimist ishte Bujari për njqë bashkim natyror dhe ekonomik të shqiptarëve të ndarë prej kufijve?
Bujari ishte plotesisht I bindur se nuk kishte asnje alternative tjeter perveç bashkimit te natyrshem midis shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves. Kjo vlente, ndoshta jo ne keto permasa, dhe per bashkimin me shqiptaret e Maqedonise dhe Malit te Zi. Ai e kishte shume te qarte dhe teper per zemer konceptin e kufirit natyror, etnik dhe autokton te shqiptareve ne Ballkan.
-Çfarë roli kishte zyra e Prishtinës në zhvillimet politike në Kosovë?
Pavaresisht se kjo eshte nje pyetje se ciles nuk jemi te afte ti pergjigjemi plotesisht, mund te them se Bujari ishte shume i angazhuar me takime si me klasen politike kosovare ashtu dhe me perfaqesite e tjera diplomatike ne Kosove. Ne rolin e diplomatit por edhe duke ndjekur profesionin e tij origjinal, ishte gjithashtu i angazhuar ne intervista dhe analiza gjeo-politike ne median Kosovare. Di qe punonte shume dhe qe ndonjehere thoshte me humor: “ Informacionin dhe analizat qe percjell une ne Ministrine e Jashtme, nuk e percjellin te gjitha Ambasadat e tjera te Shqiperise te marra sebashku”. Duket qe zhvillimet ne Kosove kane qene teper dinamike dhe Bujari eshte perpjekur qe roli I zyres se Shqiperise ne Kosove te ishte ne ritmin e duhur.
-Si e komentonte diplomati Muharremi gjendjen në Kosovë, me një qeveri pa kompetenca dhe një UNMIK të plotëfuqishëm?
Ai e shikonte si nje periudhe kalimtare qe ne fakt do ti sherbente Kosoves per te krijuar bazat e Shtetit te Pavarur dhe qeverisjes sipas standardeve te kerkuara nga faktori nderkombetar.
-Duke qenë gazetar ai kishte atë shqisën që nuk e kanë diplomatët e karrierës, të kuptojnë ndjenjat e popullit. Ka një opinion që shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës nuk e pranojnë njëri-tjetrin. Ju jetuat atje. Sa e vërtetë është kjo ndjesi në Kosovë dhe si e komentonte Bujari?
Ndoshta per kete pike nuk jam ne gjendje te shpreh 100% opinionin e tij. Qendrimi, mendimet e shprehura dhe sjellja e tij nuk linin te krijoje ndonje pershtypje per nje mos-pranim midis shqiptareve te Shqiperise dhe Kosoves. Ne fakt, ai shpesh theksonte domosdoshmerine e nje sinkronizimi dhe bashkepunimi absolut Shqiperi-Kosove ne te gjitha nivelet, pra duke u nisur nga ato ploitike dhe duke perfunduar tek promovimi I shkembimeve tregtare, kulturore, turistike, etj.
-Cilat ishin problemet më të mëdha të një përfaqësuesi diplomatik të Shqipërisë në misionin në Kosovë, në raport me politikanët e Kosovës?
Pershtypja ime eshte se ai, si perfaqsuesi politik I Shqiperise ne Kosove, e dinte me se miri rendesine e ketij pozicioni si dhe dinte te krijonte lidhjet dhe ruante ekuilibrat e duhura ne raport me politikanet e Kosoves, duke mos-cenuar linjen dhe orientimet diplomatike te shtetit Shqiptar.
-“Ballkan: Quo vadis Serbisllavia” ishte libri që Bujari nuk arriti ta shihte në duart e lexuesve. Sa problem ishte për Kosovën këmbëngulja e Serbisë për ta parë Kosovën si pjesë të sajën?
Lidhur me librin e tij te fundit “Ballkan: Quo vadis Serbi-Sllavia”, mendoj se pavaresisht se ai nuk e ndjeu kenaqesine te shihte librin te vleresuar dhe shfletuar nga lexuesi shqiptar, ai te pakten la prapa nje pjese te vepres dhe amanetit te tij, permbledhur me se miri ne dedikimin e librit.
Akuzat për Bujarin nisën 13 muaj më parë: “abuzime me karburantet, shpërdorim detyre”. U shkarkua nga Ministria e jashtme. Si ndodhi?
Mendoj qe realisht, çdo gje nisi me doreheqjen e z. Besnik Mustafaj si Minister i Jashtem. Arsyet apo prapaskenat lidhur me kete pak a shume dihen dhe nuk na takon te flasim. Bujari ka treguar ne nje moment te dyte se Ish/Zv. i tij Arben Cejku, me rastin e doreheqjes se z. Mustafaj, pothuaj kishte filluar te kercente nga gezimi ne mjediset e Ambasades. Per sa une apo familja jone jemi deshmitare, per Bujarin problemet filluan me ardhjen ne Ambasade te misionit te Auditimit te Brendshem nga Ministria e Jashtme. Auditi ishte urdheruar nga z. Mustafaj, pak para largimit te tij nga posti, referuar informacioneve nga Krye Ministria se ne Misionin e Shqiperise ne Kosove po kryhej kontrabande nafte. Fatkeqesisht, Bujari nuk eshte me, per te deshmuar apo shprehur direkt faktet apo rezervat e tij ne gjithe kete histori. Sidoqofte, pak nga disa te dhena qe Bujari i shprehu ne menyre teper te rezervuar si dhe nga informacione te transmetuara nga shoke apo te njohur te Bujarit, mund te themi se z. Mustafaj, ishte konsultuar pararakisht per keto akuza me Bujarin dhe personelin tjeter te Ambasades dhe pasi ishte bindur qe informacionet ishin te pabaza, kishte urdheruar Auditimin e Brendshem per t’ju kunderpergjigjur formalisht ketyre informacioneve.
Pyetjet e mëposhtme po i bëj duke u mbështetur në deklaratat e Bujarit. Thoshte:
“Segmenti Tiranë-Prishtinë, kërkon të vërë në kontroll këtë mision diplomatik për qëllime të paqarta politike dhe abuzime”. Çfarë kishte parasysh me këtë? Kush ishin përfaqësuesit e segmentit Tiranë-Prishtinë dhe me çfarë qëllimesh?
Auditimi udhehiqej nga z. Altin Kodra dhe u krye ndermjet momenteve te doreheqjes se z. Mustafaj dhe emerimit te z. Lulzim Basha. Me sa i eshte transmetuar Bujarit nga vete z. Kodra, ne momente ‘te qeta’ gjate auditimit, per kete mision ka qene e interesuar direkt znj. Harxhi. Duket se fokusi dhe objekti i auditimit tashme ndryshoi nga sqarimi i situates ne denigrimin e Shefit te Misionit. Lidhur me arsyet dhe interesat per perbaltjen dhe “vrasjen” morale te figures se Bujarit, na vjen keq qe nuk mund te hedhim drite mjaftueshem. Sidoqofte, duke u nisur nga fragmente bisedash apo diskutimesh te Bujarit me familjaret apo dhe miq te tij, duket se nga gjysma e dyte e vitit 2007 ka patur perpjekje qe qendrimi politik i Misionit te orientohej ne mbeshtetje te disa figurave politike ne Kosove, kjo jo ne linjen zyrtare politike te MPJ dhe sigurisht per arsye qe nuk i dime. Znj. Harxhi mund te kete qene ne qender te ketyre rrethanave pasi, nderkohe qe Bujari ndiqte linjen formale te komunikimit me MPJ, znj. Harxhi anashkalonte konsultimet dhe komunikimet direkte me te dhe komunikonte direkt me Zv/Shefin e Misionit, z. Arben Çejku. Dukej sikur midis z. Mustafaj dhe znj. Harxhi kishte divergjenca ne kete drejtim, duke qene ndoshta dhe nje nga arsyet qe çuan ne doreheqjen e mevonshme te z. Mustafaj. Znj. Harxhi tashme nuk eshte me ne MPJ, por sidoqofte, duket se ajo, ne pamundesi per tu dekretuar Ambasadore, ndejti mjaftueshem ne MPJ per ti ngaterruar, tashme dukshem, punet aty.Persa i perket akuzes se Bujari u mor me kontrabande karburantesh, kjo eshte gjeja me absurde per mua. Me aq sa e njoh une Bujarin, pra nje jete te tere, atij dhe po ti kerkohej te merrej me kontrabande, nuk do te ishte i afte ta bente kete. Arsyet…, kam idene se sot, firmat furnizuese te Misionit ne Kosove do jene pikerisht ato qe dikur Bujari refuzoi pasi kishin ofruar çmime dy here me te larta se ato qe perzgjodhi Misioni. Drejtuesit e ketyre firmave…, ndoshta miq te personave te permendur me lart. Dhe keshtu, auditimi konkludoi se Shefi i Misionit ka shperdoruar detyren dhe ka kryer kontrabande nafte dhe per kete propozoi kallxim penal per Bujarin. Gjate periudhes disa javore nga kryerja e auditimit deri ne finalizimin e tij (me duket se pa oponencen/opinionin e Misionit), Bujari thirrej me se koti per konsultime prane MPJ ndersa nga ana tjeter ne Kosove organizoheshin vizitat e z. Basha apo Znj. Topalli. Disa dite para finalizimit te raportit dhe kallximit penal te Bujarit, Bujari u lirua formalisht nga detyra, pa motivim specifik. Na kujtohet se data e raportit ishte, ndoshta qellimisht, disa dite para dates se shkresave te emetuara nga UNMIK dhe Sherbimi Doganor i Kosoves qe, duke qene ne dijeni dhe kontakt me Misionin e Kosoves per çeshtjet e investiguara nga Auditimi, shpjegonin proceduren e zhdoganimit te karburanteve dhe marredheniet ne kete drejtim si me Misionin e Shqiperise ashtu dhe me Misionet e tjera diplomatike ne Kosove. Keto shkresa shpjegojne se nuk ka kurfarre kontrabande apo shkelje nga Misioni i Shqiperise per sa i perket zhdoganimit te karburanteve, rrjedhimisht nuk do te ishte i bazuar kallximi penal, gjithmone ne kuadrin e vullnetit te mire per te vene drejtesi. Procesi i verifikimit nga Prokuroria do te ishte i gjate, ndersa konkluzionet e auditimit do te ishin teper te thjeshta per tu arritur referuar ketyre shkresave.
Në letrën e hapur dhe deklaratën e qershorit 2007, Bujari aludonte edhe për një implikim të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, në shpifje dhe intrigë ndaj tij, meqë urdhër- shkarkimi për të kishte dalë disa ditë përpara se të zyrtarizohej raporti i Auditit të Brendshëm dhe se ky raport është "kopsitur", për të justifikuar këtë shkarkim. Pse duhej ta bënte këtë ministri Basha?
Bujari, priti nga K/Ministri si dhe disa here i kerkoi Ministrit Basha takime sqaruese dhe informuese per te paraqitur shkresat e permendura me lart apo fakte te tjera ne mbeshtetje te pastertise se figures se tij. Nga ana e z. Basha u vu re nje shperfillje e plote, paragjykuese e ne kufijte e perbuzjes. Pavaresisht se ai mund te jete njohur me shkresat ankuese te derguara nga Bujari KryeMinistrit apo Ministrit, ishte fjala per akuza te renda ndaj nje Ambasadori. Sido qe te ishte puna, Bujari meritonte mundesine e nje sqarimi apo ballafaqimi. Kaq lehte hidhet poshte dhe neperkembet figura, dinjiteti, personaliteti i nje njeriu qe ka punuar gjithe jeten per kombin shqiptar e qe perfaqesonte ne nivel Ambasadori Shtetin Shqiptar? Kaq lehte mohohet vetvetja zoti Berisha?
Muharremi akuzonte Bashën se qëllimisht nuk kishte marrë parasysh dokumentet e shërbimit doganor të Kosovës, e po qëllimisht raporti i auditit është përpiluar dhe mbajtur i fshehtë dhe për këtë kishte dijeni vetëm Basha dhe kreu i Auditit. Çfarë dokumentesh kishte ofruar shërbimi Doganor I Kosovës?
"Të dërguarit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpara se të takonin Shefin e Misionit u takuan me tregtarë të karburanteve të Kosovës, dhe qëndruan gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e tyre. Çfarë pune u prishte atyre përkushtimi, serioziteti dhe ndershmëria e Shefit të Misionit te Republikës së Shqipërisë?".
Desha tu pyes ju, kush e kërkonte “vrasjen” morale të Bujarit, që të arrinin deri te akuza për trafikim karburantesh? "Ata nuk më duan në Mision, pasi kanë frikë se unë do të denoncoj publikisht abuzimet e tyre". Kush ishin “ata” dhe çfarë abuzimesh kishin bërë?
Bujari nuk eshte me ne gjendje te na faktoje prapaskenat e kesaj tragji-komedie ç’njerezore. Fakti eshte qe Cejku e Kodra jane graduar Ambasadore ndersa dikush tjeter mund te kete perfituar ne menyra te tjera.
Tani qe Bujari eshte dhe ligjerisht i pafajshem dhe normalisht akuzat ndaj tij rezultojne te pabaza, del logjikisht qe Bujari kishte te drejte per akuzat qe ngrinte dhe perbaltjen e padrejte qe i behej. Kush do te pergjigjet per padrejtesine e kryer?
Lufta kunder korrupsionit dhe porosite e dhena qeverise ne kete drejtim, kesaj rradhe ishin ne kahun e gabuar dhe nje deshtim mjeran. Korrupsioni i vertete qendron diku tjeter dhe sigurisht qe nuk do te zbulohet. Njerezit nuk ngaterrohen me skafet z. Berisha, per te ndaluar korrupsionin nuk mund te kallxohen penalisht apo futen te gjithe njerzit ne burg sapo t’ju informojne qe paska korrupsion. Ne ndonje rast mund te duhet pergjegjesi, maturi dhe mençuri.
Box
Akuzat e ministrisë
Muharremi: Kallëzimi, presion për skandalet Tiranë-Prishtinë
Në qershor 2007, Muharremi,me anë të një letre të hapur, dhe një deklarate, aludonte përimplikim të ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, në atë që ai e ka quajtur shpifje dhe intrigë ndaj tij. Ai shkruante se urdhër- shkarkimi për të kishte dalë disa ditë përpara se të zyrtarizohej raporti i Auditit të Brendshëm.
"Raporti i Auditimit është përgatitur dhe dorëzuar titullarit të MPJ-së gati në mënyrë të fshehtë dhe i bllokuar qëllimisht për ditë të tëra; pa marrë parasysh dokumentet zyrtare të Shëbimit Doganor të Kosovës, të cilat Shefi i Misionit ia ka dërguar me shkresa përcjellëse Ministrisë së Punëve të Jashtme. Këto shkresa qëllimisht nuk janë analizuar dhe nuk janë marrë në konsideratë si dokumente me vlerë zyrtare. Të dërguarit e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përpara se të takonin Shefin e Misionit u takuan me tregtarë të karburanteve të Kosovës, dhe qëndruan gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e tyre. Çfarë pune u prishte atyre përkushtimi, serioziteti dhe ndershmëria e Shefit të Misionit te Republikës së Shqipërisë?" -thuhej në deklaratë.
Ish-shefi I zyrës së Prishtinës akuzonte ministrin Basha se është bërë pjesë e lojës kundër tij, që ka për qëllim ta vërë Misionin e Shqipërisë në Kosovë në shërbim të një segmenti, që kërkon ta shfrytëzojë për qëllime abuzive."Z. Ministër ju u bëtë palë me njerëzit të cilët po intrigojnë për të vënë nën kontroll Misionin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, dhe ta manipulojnë atë për qëllime abuzive, deri edhe politike, të cilave ende mbeten për t'iu zbuluar motivet", -akuzonte ai duke u shprehur se do të padiste për shpifje personat që sajuan abuzimet duke mos marrë parasysh një sërë shkresash nga ana e Shërbimit Doganor të Kosovës dhe UNMIK-ut, të cilat tregonin se nuk ka pasur abuzime.
box
Libri i fundit të gazetarit prezantohet në panairin e Prishtinës
Dorina Muharrremi: “Ballkan: Quo vadis Serbosllavia”, amaneti i fundit i babait
Në 21 maj 2008, Në kuadër të panairit të 10 të librit “Prishtina 2008”, në kryeqytetin e Kosovës
u promovua libri “Ballkan: Quo vadis Serbosllavia”, i gazetarit dhe diplomatit Bujar Muharremi.
E bija e Bujarit, e cila ishte e pranishme në këtë promovim Dorina Muharremi, duke i falënderuar të pranishmit, tha se ky libër ishte amaneti i fundit i babit. “Ai i kushtoi rëndësi ngjarjeve të këtij shekulli, me punë dhe kontribut të gjithanshëm për çështjen shqiptare, natyrisht që përmes lidhje të madhe unë dhe familja ime patëm kënaqësinë kur dëgjuam ngushëllimin e presidentit Bamir Topi, i cili e vlerësoj dhe e ngrit lartë figurën dhe kontributin e babait tim”, u shpreh ajo.
Për shkrimtarin dhe diplomatin Besnik Mustafaj “Ballkani: Quo vadis Serbisllavia”, është prova me e pakundërshtueshme se ai iku para kohe, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale. “Vëmendja e tij ishte tërësisht e përqendruar te Kosova, vepra e tij, si e askujt tjetër, është e lidhur me ngjitje e mundimshme të Kosovës nga protestat e pranverës së ’81 e deri të pavarësia e pranverës 2008”. Kurse, prof. Vehbi Miftari, ka thënë se teksti përfshinë një mori të dhënash historike dhe politike, deri edhe ngjarje të theksuara diplomatike, të zhvilluara larg opinionit publik, por të hetuara nga diplomacia aktive, çfarë përfaqësonte politika e jashtme e Shqipërisë në vitet e fundit. “Me tej, teksti i tij shtron me po aq saktësi shkencore këto të dhëna, por intenca e tij është që nga fatlumi historik të ndërtoj një kapacitet argumentues e ilustrues për zhvillimet në Ballkan, sidomos ato që lidhen më fatin e Kosovës dhe të shqiptarve në Evropën Juglindore”, ka thënë Miftari.
Box
Vendimi I gjykatës në 29 majit 2008 rrëzon akuzat e ministrisë
Bujar Muharremi, I pafajshëm pas vdekjes
Më 29 maj 2008, prokurori I Tiranës, Dritan Rreshka jep vendimin për pushimin e ccështjes ndaj ish-shefit të zyrës së Prishtinës, Bujar Muharremi. “…Nuk provohet ekizistenca e faktit të kallëzuar ndaj shtetasit Bujar Muharremi në cilësinë e shefit të Misionit të Repub;likës së Shqipërisë në Prishtinë-Kosovë. Mosekzistenca e faktit passjell edhe mungesën e elementëve të veprës penale të “shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 I Kodit Penal apo të ndonjë figure tjetër vepre penale”-thuhet në vendimin për pushimin e akuzave ndaj Muharremit.
Sipas prokurorisë Misioni I drejtuar nga Muharremi për periudhën 1 janar 2006 deri në 28 shkurt 2007 ka konsumuar rreth 20mijë litra karburant, ndërsa firmat e karburanteve kanë zhdoganuar për llogari të misionit shqiptar në Prishtinë, mbi 248 mijë litra karburante. Sipas kallëzimit, Muharremi kishte kërkuar që për mbi 228 mijë litra karburant të mos paguhej TVSH-ja apo akciza për të cilat, rregullorja e UNMIK-ut parashihte shmangie nga pagesa.
Muharremi thoshte se blerjet e karburantit në emër të misionit ishin bazuar në shpenzimet e buxhetit të shtetit dhe në asnjë rast Misioni nuk mund të bënte blerje që tejkalonin fondin e parashikuar nga Ministria e Punëve të jashtme. Sipas tij Misioni përgjigjej vetëm për sasinë e karburantit që konsumonte dhe jo për ato sasi që firmat mund të fusnin në territorin Kosovar. Ndaj dhe shuma prej 100 mijë eurosh që ishte shmangie nga TVSH-ja dhe akciza duhej paguar nga firmat e karburanteve.