Nuk fluturon trupi në ato rrethana që duken në filmime
Deri sa u botua raporti i Grupit te eksperteve kam pasur medyshje per vdekjen ose vrasjen e Z. Kosta Trebicka. Raporti flet për plagë vdekjeprurese pas veshit, dy klavikula të thyera, për fluturim të trupit etj. Iu riktheva pamjeve filmike dhe fotografive per pozicionin e kufomes, analizova deklaratat e deshmitareve te pare okulare nga vendi i ngjarjes, rishqyrtova diskutimet e eksperteve te krimit ne te gjitha gazetat dhe televizionet shqiptare.
Kam bindjen e plote se Z.Kosta Trebicka nuk vdiq nga aksidenti. Z. Trebicka u vra! Pse!? Rishikoni edhe nje here vetem pozicionin e viktimes! Ndodhej i shtrire ne mesin e rruges ne nje pozicion sikur ta kishin vendosur me dore dikush ose dikushat. Duke perjashtuar faktin e mirenjohur boterisht nga te gjithe qe njeriu, aq me teper i aksidentuar apo ne aksident e siper (perveç ne ato ajrore kur çahet karkasa e aeroplanit), nuk fluturon, si eshte e mundur nje pozicion i tille!?