Politikanët tek ne prodhojne brutalitet te vazhdueshem
Politikanët tek ne prodhojne brutalitet te vazhdueshem. Kësaj jave ndoqa ne TV Klan emisionin Opinion. Ishin te ftuar ne kete debat z.Bode, z.Olldashi dhe pala tjeter eksperte te Finances nga PS. Te them te drejten u ndjeva shume keq, duke pyetur veten thosha a eshte e mundur, ç’jane keto ekstremizma, ç’është ky nivel kulturor?
Shikoja qe mania e madheshtise po i torturonte zoterinjte (nese do t’i quaja te tille) duke shkelur çdo element perfaqesimi dhe dinjiteti. Jo qe nuk respektonin vetveten, apo tjetrin por as publikun qe i ndjek, kaq shume i ka sëmurë deliri i madheshtise.
Kemi nevojë të reflektojmë si popull, të gjithë, dhe t’i përshtatemi dialogut, d.m.th respektit reciprok, duke lene ne harrese çdo lloj tjeter cinizmi e egoizmi te papershtatshem.
Kur secili mundohet të mposhtë tjetrin me çfarëdolloj forme dhe mënyre, duke mos respektuar principet dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, nuk flitet më për paqe, po për luftë. Dhe ne nuk jemi në luftë, falë zotit.