E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohej për 6 vrasje, Enver Dondollaku dënohet me 25 vjet burg

Share

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, nën kryesimin e gjyqtarit Ilir Çeliku ka dënuar sot me 25 vite burg ish anëtarin e Bandës së Lushnjes Enver Dondollakun. I cilësuar si krahu i djathtë i Aldo Bares u shpall fajtor ndaj të gjitha akuzave në gjykatë,duke marrë dhe dënimin përfundimtar 25 vite burg. Enver Dondollaku u arrestua në maj të vitit 2006 në qytetin e Padovës në Itali, ndërsa mbante me vete një pasaportë çeke me emrin Denis Chochlanov. Dondollaku akuzohet për vrasjen e inspektorit të policisë Klenti Bano, vrasjen e mbetur në tentativë ndaj ish-shefit të komisariatit të policisë Lushnjë, komisar Sinan Meta, vrasjen e shtetasve Nimet Zeneli, Masar Aliu, Idajet Beqiri, Luan Bilbili dhe Xhevdet Demiri, vendosjen e eksplozivit në stadiumin e qytetit të Lushnjës, marrje peng dhe vënie gjobash, trafik ndërkombëtar droge dhe prostitucioni. Dënimi ndaj Dondollakut erdhi pas kërkesës së këtij të fundit për gjykim të shkurtuar. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda Tiranë, brenda 10 ditëve, duke filluar nga dita e nesërme e shpalljes./ora-news

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›