E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, qeveria e re votohet më 27 korrik

Qeveria e re e Maqedonisë, do të zgjidhet më 27 korrik. Kryeparlamentari, Trajko Veljanovski në seancën e sotme ka caktuar këtë datë për mbajtjen e seancës për votimin e Qeverisë së re.

Sipas rregullores së Parlamentit, seanca për zgjedhjen e Qeverisë së re mbahet 15 ditë nga pranimi i propozimit për përbërjen e Qeverisë dhe programit të saj. Lideri i VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski, kanë dorëzuar propozimin për Qeverinë e re të koalicionit me BDI-në.

Partitë e opozitës pritet të shprehin kritika mbi programin dhe përbërjen e re qeveritare dhe në këtë drejtim pritet akuza edhe nga dy partitë e opozitës shqiptare PDSH dhe RDK.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›