Dhuna në Tunizi, kryeministri i drejtohet popullit

Kryeministri Tunizisë, Beji Caid Essebsi, do t`i drejtohet popullit të tij, pas një shpërthimi të ri të dhunës të ndodhur në vend.
Mësohet se kryeministri do të flasë, pas incidenteve të fundit dhe do të përshkruajë planin e qeverisë për tre muajt e ardhshëm para zgjedhjeve të tetorit.
Mbrëmjen e djeshme, një 14-vjeçar është vrarë, ndërkohë që policia ndërhyri në një demonstratë.