E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia kap 1 kg kokaine dhe heroine arreston 2 persona

Gjatë natës së kaluar, Polica e Durrësit ka sekuestruar mbi 1 kg drogë të llojit kokainë dhe heroinë, si dhe ka arrestuar 2 persona.

Dy të arrestuarit janë Jetmir Hallunaj, 25 vjeç dhe Klodian Shllaku, 27 vjeç.

Doga ishte fshehur në pjesën e prapme të makinës me targa AA 381, me të cilën dy të rinjtë po lëviznin.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policia ka sekuestruar gjithashtu 3 armë, dy pistoleta e një automatik.

Dy të arrestuarit ndodhen në ambjentet e policisë së Durrësit ku po merren në pyetje lidhur me drogën dhe armët që u gjetën në makinën me të cilën ata po udhëtonin.

Polica e Durrësit ka nisur hetimet mbi prejardhjen dhe destinacionin e drogës si dhe mundësinë e përfshirjes së dy të rinjve në trafikun e drogës.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›