E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli Kurban Bajrami nje moment qe te ben te shohesh me optimizem nga e ardhmja

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli uroi sot të gjithë besimtarët myslimanë në festën e Kurban Bajramit.

Fillimisht, Topalli bëri një vizitë në Komunitetin Mysliman, ku u prit nga Kryetari i Komunitetit, Haxhi Selim Muça.

Duke e cilësuar këtë ditë, një moment që të bën të reflektosh mbi sakrificën e të shohësh me optimizëm nga e ardhmja, Kryetarja e Kuvendit tha:

“Së pari dua t’ju uroj ju gazetarëve dhe të gjithë shqiptarëve kudo që ata janë; Gëzuar dhe për shumë vjet Kurban Bajramin! Është një festë e bukur si dita e sotme, është një festë e cila bazohet tek sakrifica. Qëndrimi për sakrificën, i pranuar nga Zoti bën që çdo shqiptar, çdo besimtar ta shohë me optimizëm të ardhmen. Qoftë kjo ditë e gëzuar dhe Bajrami i ardhshëm të jetë edhe më i mirë se sa sot. Gëzuar të gjithëve!”

Urimet e saj Kryetarja e Kuvendit i përcolli edhe gjatë vizitës në Kryegjyshatën Botërore, ku u prit nga Baba Edmond Ibrahimi.

“Është një në të cilën secili prej shqiptarëve gëzon. Të gjithë bashkë festojnë këtë festë. Unë uroj që të gjithë të kenë shëndet, të ndihen mirë.

Natyrisht është edhe një moment që secili prej nesh mendon për sakrificën. Ne jemi një popull i sakrifikuar dhe mbi bazën e sakrificës dimë të vlerësojmë çfarë është liria. Dimë të vlerësojmë çfarë do të thotë të ecësh përpara. dhe të shohësh vendin tënd që bëhet më mirë, të shohësh familjen tënde që të jetë mirë, fëmijët që të jenë mirë dhe e ardhmja të jetë optimiste. Gëzuar të gjithëve!”, tha ajo.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›