Dogjën tre makinat në Vlorë/ Arrestohen porositësi dhe zjarrvënësi, në kërkim bashkëpunëtori i tyre

Dy persona janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, si autorë të djegies së 3 automjeteve, një ditë më parë në qytetin e Vlorës.
Në pranga ranë porositësi J. Ç., 32 vjeç dhe zjarrvënësi K. Y., 40 vjeç, të dy banues në Vlorë. Ndërkohë në kërkim u shpall E. L., 41 vjeç, banues po në Vlorë.
Ngjarja u regjistrua në lagjen “Pavarësia””, ku u dogjën me zjarr 3 automjete, në pronësi të shtetasve A. H., N. H. dhe P. K.
“Nga hetimet dyshohet se shtetasi J. Ç. ka bashkëpunuar me 2 shtetasit e tjerë, për djegien e 3 automjeteve, për motive të cilat nuk mund të bëhen me dije duke qenë se hetimi vijon. Shtetasi E. L. ka siguruar lëndën djegëse, ndërsa shtetasi K. Y. ka kryer zjarrvënien”, njofton policia.
Materiale procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/