E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohen se nuk denoncuan ndërtimin e paligjshëm, pezullohen 2 inspektorë të IMT dhe përgjegjësi i tyre

Dy inspektorë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe përgjegjësi i tyre janë pezulluar nga detyra, pasi akuzohen se nuk kanë denoncuar një ndërtim të paligjshëm.

Janë pezulluar nga ushtrimi i detyrës E.M., Sh.G., dhe V.Sh. inspektorë terreni dhe përgjegjës të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, të dyshuar për veprën penale ‘Shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim’.

Sipas hetimeve, në rrugën “Valentina Pistoli”, në Selitë, Tiranë, po kryheshin punime të dyshuara pa leje nga shtetasi D.G.. Inspektorët akuzohen se nuk pasqyruan faktin se në rastin konkret kishin të bënim me një ndërtim të paligjshëm, dhe nuk e informuan Kryeinspektorin se duhej të vendosej gjobë, të merrej vendim për prishje të këtij ndërtimi dhe më pas të depozitohej kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës.

Nga hetimet rezultoi se ndërtimi i paligjshëm ka filluar të kryhet nga data 01.11.2021 dhe ka përfunduar në datë 19.04.2025 kur ndërkohë në datë 02.04.2025, u ushtrua kontroll nga punonjësit e IMT-së.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›