Tiranë, tentoi të grabiste me armë zjarri një bankë të nivelit të dytë, arrestohet autori. Dëshmia në polici: Jam i zhytur në borxhe

Një tentativë grabitje në një bankë të nivelit të dytë është regjistruar këtë të enjte (12 shkurt) në Tiranë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:15 në Rrugën e Kavajës, ndërsa autori është identifikuar si 58-vjeçari me inicialet B.F..
Sipas Policisë, ai ka hyrë në ambientet e bankës, me qëllim vjedhjen e saj, dhe ka qëlluar me armë zjarri në dysheme. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk kanë mbetur persona të lënduar.
Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit dhe kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar në tentativë për tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Ai është shoqëruar në Komisariat, ndërsa gjithashtu është sekuestruar edhe arma e zjarrit. Në dëshminë e tij para policisë, 58-vjeçari ka deklaruar “jam i kredhur në borxhe”.
/rtsh.al/