E Martë, 3 Nëntor 2026

Akuzohet për blerje votash. Më 12 tetor seanca e parë gjyqësore ndaj Fredi Belerit

Gjykata e Posaçme ka caktuar 12 tetorin si datë për seancën e parë të procesit gjyqësor ndaj Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës i akuzuar dhe i paraburgosur për korrupsion.

SPAK-u e ka ngarkuar Belerein me veprën e “Korrupsionit aktiv në zgjedhje”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme rezulton se Fredi Beleri ka premtuar 50 euro për çdo person që do të votonte për të.

Më 14 shtator, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e dosjes për gjykim, ndërkohë që Beleri ka kërkuar 6 herë zëvendësimin e masës së arrestit me burg me një masë më të lehtë, por kërkesa është refuzuar nga gjykata.

Beleri u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›