E Martë, 3 Nëntor 2026

Edi Rama: Do revolucionarizojmë sistemin e prokurimeve publike

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se sistemi i prokurimeve do të revolucionarizohet në mënyrë që ky sitëm sipas tij të jetë transparent dhe sa më i drejtë në të gjitha nivelet.

Gjatë takimit me përfaqësues të biznesit Rama vuri në dukje se do të krijohet edhe një shoqëri publike (sh.a) e cila do të kryejë procesin e blerjeve të përqendruara.

“Brenda këtij mandati do të kemi një sistem të revolucionarizuar të prokurimeve publike, në mënyrë që prokurimet të jenë sa më transparente dhe sa m të drejta në të gjitha nivelet. Gjithashtu do të krijohet një shoqëri publike, sha e cila do të kryejë të gjithë procesin e blerjeve të përqendruara. Kjo do të jenë një shoqëri publike që do të krijojë më shumë akses dhe më shumë llogari-dhënie në raport me interesin publik”, theksoi Rama.

Megjithatë, sipas Ramës, pavarësisht faktit se në revolucionarizimi i prokurimeve do të përfshihet teknologjia, procesi do t’i duhet t’i përmbahet dokumentacionit përkatës.

“Me teknologji pa teknologji kjo që po diskutojmë sot është themelore sepse në fund të ditës, çdo proces qoftë njerëzor apo teknologjik do të orientohet sipas dokumentacionit me të cilin biznesit duhet të operojë”, u shpreh Rama.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›