E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndryshimi i Kodit Penal, Meta: Pas 2 vitesh, Komisioni i Sigurisë do diskutojë propozimet tona

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se pas dy vitesh, Komisioni i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë propozimin e deputetëve të kësaj force politike për ndryshimet në Kodin Penal.

Meta shprehet se Kushtetuesja vendosi më 4 maj të 2021-shit të shfuqizonte nenin e Kodit Penal që lejon sikurse thekson ai, policinë e regjimit të burgoste protestuesit, me arsyetimin e “protestës së paligjshme”.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, më 4 maj 2021 vendosi shfuqizimin e nenit të Kodit Penal, që lejonte policinë e regjimit të burgoste protestuesit, me arsyetimin e “protestës së paligjshme”.

Si në asnjë vend tjetër demokratik, Kuvendi i Shqipërisë i kontrolluar nga regjimi refuzoi zbatimin e këtij vendimi, duke mos ndërmarrë hapa për ndryshimin e Kodit Penal.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare do të diskutojë sot propozimin e deputetëve të Partisë së Lirisë, të cilët kanë kërkuar ndryshimin e Kodit Penal, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Meta.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›