Manovra me padite Shehu Rama synon amulli ligjore
Shtimi i ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor konsiderohet nga Partia Demokratike si një manovër e socialistëve për të krijuar një amulli ligjore. Deputeti demokratë, Tritan Shehu kërkon nga kryesocialisti Rama t’i jap fund presioneve verbale. Sipas tij, ajo që po ndodh nga ana e socialistëve në Kolegjin Zgjedhor nuk është gjë tjetër veccse një rrëmujë ligjore nga frika e rezultatit për Bashkinë e Tiranës.
“PS, lidershipi i saj, kryetari i PS, në njërën anë kërkojnë të influencojnë mbi institucionet e drejtësisë me presione, me dhunë e me kërcënime verbale, jo me dhunë fizike si pak ditë përpara para KQZ, dhe nga ana tjetër nuk janë në gjendje të paraqesin kërkesat, ankesat e tyre në mënyrë të rregullt, të përmbledhshme dhe brenda kërkesave që ka një system gjyqësor. Pse? Për dy arsye. Arsyeja e parë e madhe është se ata e dinë që kanë humbur dhe duke e ditur që kanë humbur nuk gjejnë argumenta për të kontestuar humbjen. Së dyti, humbja vetë I ka future në një amulli mendimi dhe idesh e cila pasqyrohet në këtë amulli kërkesash dhe kundërkërkesash që ka ndaj Kolegjit Zgjedhor, pastaj ndaj KQZ. një amulli e tëre procedurash ligjore që vjen si pasojë e konfuzionit që kanë si pasojë e asaj që ata ndjejnë humbjen, e pranojnë vërtet humbjen dhe nuk janë në gjendje të kontestojnë humbjen” tha Shehu.
Deputeti demokratë, Tritan Shehu kërkon nga kampi opozitar të dëgjojë me kujdes mesazhet e faktorit ndërkombëtar lidhur me procesin pas-zgjedhor në Shqipëri.
Erjon Ajazi