E Diel, 1 Nëntor 2026

Akuzohet për korrupsion, pranga drejtorit të burgut të Lezhës

Gazeta Shqip

Burgu Shenkollit ne LezheAkuzat për mitmarrje kanë çuar në pranga drejtorin e burgut të Lezhës, Valentin Mirin. Burimet zyrtare të policisë lokale bëjnë të ditur se zyrtari i lartë i burgut të Lezhës është hetuar për 3 muaj dhe ndaj tij rëndon akuza e korrupsionit pasiv dhe shpërdorimit të detyrës.

Ndalimi i Mirit është bërë pasditen e sotme. Ndërkohë në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se: Shërbimi i Kontrolli të Brendshëm të Burgjeve pas një hetimi intensiv 3 mujor në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Tiranës, njësia Task Force dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shteti dhe njësive të specializuara të saj bëri të mundur arrestimin Drejtorit të IEVP Lezhë Valentin Miri.

SHKBB pas mbledhjen së një sërë provash materiale ka provuar se drejtori i burgut Valentin Miri ka konsumuar veprat penale të korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe shpërdorimit të detyrës,

Mësohet se gjatë kontrollit në banesën e tij, mësohet se u gjet një shumë e konsiderueshme vlerash monetare.

12 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

Akuzohet për korrupsion, pranga drejtorit të burgut të Lezhës burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›