Lushnje, i moshuari gjendet i therur në xhami, nisin hetimet
Krimi nuk ka kursyer nga objektet e kultit. Pasditen e sotme një 76-vjeçar nga fshati Dushk, i Lushnjës është gjetur i vdekur brenda në xhaminë e fshatit.
Policia e mbërritur në vendngjarje bën me dije se viktima është Shemsi Muça është gjetur i therur në fyt në ambientet e xhamisë. Është ende e paqartë nëse i moshuari është vetëvrarë apo e kanë vrarë. Mësohet se ai shkonte rregullisht në xhami. Ndërkaq policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
12 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Lushnje, i moshuari gjendet i therur në xhami, nisin hetimet burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email