Akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, “arrest me burg” për kryekomunarin

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për kryetarin e komunës Rrethinë, Kleves Muja. Arrestimi i 38-vjeçarit u krye gjatë ditës së djeshme nga policia e Shkodrës, pasi ai ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për trafik ndërkombëtar droge.
Kleves Muja fitoi në zgjedhjet e fundit lokale të zhvilluara në vend, si kandidat i Partisë Socialiste. Përpara hyrjes së tij në politikë Muja ishte një personazh i njohur për forcat e rendit për krime të ndryshme.
Arrestimi i Mujës u krye në lagjen “Rus” të qytetit të Shkodrës, në momentin kur ai ishte kthyer nga zyra dhe po dilte nga automjeti i tij.