E Diel, 1 Nëntor 2026

Shëngjin, aksion ndaj mjeteve të paliçensuara

Transporti publik ne Shengjinin kryhet nga automjete te cilet nuk disponojne dokumente perkatese, ndersa nje pjese e mire e tyre jane efektive te Policise se Shtetit.
 

Deklarata eshte bere nga kreu i komunes se Shengjinit,Salvador Kaçaj, gjate nje aksioni te perbashket te ndermarre per kete qellim nga policia komunare ne bashkëpunim me ate rrugore.
 

Kane qene ankesat e drejtuesve te mjeteve qe paguajne rregullisht detyrimet ndaj komunes se Shengjinit, ajo qe ka nxitur kete aksion te vecante, duke kaluar ne site te gjithe mjetet e transportit publik drejt Shengjinit.
 

Ky aksion ndaj transportit publik te palicensuar ne Shengjin do te vijoje pergjate gjithe sezonit, ndersa kontroll i radhes do te jete serish diten e diel. Gjate sezonit turistik numri i furgoneve dhe autobuzeve qe kryejne linja rrugore drejt Shengjinit rritet ndjeshem, ndaj po veprohet per te normalizuar kete situate me te cilen operohet prej vitesh.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›