E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botime të reja, kulturë përmes librave

Sërisht të parët në garë për botimet e reja, mbeten autorët e huaj. Edhe këtë javë lexuesi shqiptar njihet me një sërë botimesh, të cilat vijnë të përkthyer. Nga vëzhgimi në librarinë "Albania" bëhet pjesë e stendës libri "Steve Jobs" nga Walter Isaacson. Libër fenomen mbi vizionarin e shekullit të XXI , biografia ekskluzive e shkruar në bashkëpunimin e plotë të Jobs. Bazuar në më shumë se 40 intervista ky libër është një kronikë e jetës së luhatur dhe e personalitetit poliedrik të një sipërmarësi krijues.
 

Karl Popper vjen me dy vëllime filozofike "Shoqëria e hapur dhe armiqtë e saj" vëllimi i I dhe vellim II "Hegeli dhe Marksi", përkthyer nga Sadedin Limani. Guidë për ciftet nga Harville Hendrix me titull " Të marësh dashurinë që do" best seller me më shumë se dy milion kopje, shkruar për ti ardhë në ndihmë të gjitha cifteve për të gjetur vertet një marrëdhënie të pjekur.
 

Danielle Steel, nuk ka si të mungojë me romanet e saj kushtuar dashurisë. Këtë herë " Shtëpia e ditëve të gëzueshme" historia e një djali i cili ka krijuar vetë një perandori financiare dhe kërkon të kërkojë jo vetëm dashurinë, por edhe një grua më të cilën të ngrejë një dimension të madh të fuqishëm.
 

Bashkohet me botimet e kësaj jave "Legjislacioni për fëmijet në republikën e Shqipërisë 1992-2012", një përmbledhje më seriozja e realizuar ndonjëherë në fushën e legjislacionit për fëmijë, synon t`i vijë në ndihmë agjensive ligjzbatuese për të përmbushur me eficencë maksimale, si në kohë edhe në cilësi detyrimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi, nga Gerti Shella mbeshtetur edhe nga UNICEF.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›