E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Vlora, vote masive per PD

Fatjona Mejdini

Kryeministri Berisha i beri thirrje pasditen e djeshme qytetareve te Vlores, te marrin pjese masivisht ne votime dhe te votojne per Partine Demokratike, e cila do ta transformoj kete qytet ne nje metropol evropian. "Me 28 qershor te marrim te gjithe pjese ne votime, te cojme tek kutite e votimit frymen, shpirtin e fitores, qe buron nga zemrat tuaja, qe shkelqen ne syte tuaj, qe ndricon ne fytyrat tuaja", deklaroi kryeministri Berisha nga sheshi i Flamurit ne Vlore. Kryeministri Berisha ftoi ne menyre te vecante socialistet e Vlores, te bashkoheshin per te votuar Partine Demokratike ne zgjedhjet e dites se diel. Sipas Berishes, vota e tyre per PD-ne do te bente realitet te gjitha premtimet e bera nga demokratet gjate kesaj fushate. "28-ta po vjen, ndaj le te bashkohemi. Ne garantojme cdo socialist te Vlores, cdo qytetar te Vlores dhe mbare Shqiperise, se ne mbajme premtimet tona, se vota se bashku me ne eshte vote per integrimin evropian, eshte vote per pensionet dhe rrogat e larta, eshte vote per infrastrukturen me moderne", deklaroi kryeministri Berisha. "Bashkohuni me ne, sepse ne beme qe flamuri i NATO-s, i aleances me te madhe te lirise qe koherat kane njohur, te valevitet gjithnje me krenar krahas flamurit tone kombetar. Bashkohuni me ne, sepse me mund dhe djerse, te bashkuar dhe me perkushtim do te bejme qe ne flamurin e Evropes te shtohet dhe ylli i Shqiperise", beri thirrje Berisha dje ne Vlore. Sipas kreut te qeverise, gjate kater viteve te shkuara Vlora u shnderrua ne epiqendren e investimeve me te medha ne Shqiperi. "Ne kete rreth jane ndertuar apo po ndertohen mbi 150 kilometra rruge kombetare dhe autostrada, si dhe mbi 100 kilometra te tjera rruge rurale apo rruge dytesore", deklaroi Berisha. Sipas tij, ky qytet, ka sot sistemin e saj energjetik me modern, me te ri dhe me te fuqishem. Po keshtu kryeministri Berisha deklaroi se Vlora ka sot potencialin e saj te madh turistik dhe me te mire se kurre, per t'ua servirur evropianeve dhe mbare botes. Ai deklaroi dje ne Vlore, se me ndertimin e portit te ri, zhvillimi ne kete qytet do te behej edhe me i madh. "Investimet qe nisin se shpejti ne Vlore, tejkalojne vleren 2 miliarde euro. Porti do te jete vepra me e madhe publike e ketij rrethi. Porti dhe korridori i kombit do te lartesojne Vloren, do te lartesojne Shqiperine, do te zhvillojne Vloren dhe Shqiperine me shume se cdo gje tjeter", premtoi kryeministri Berisha. Ne lidhje me katervjecarin e ardhshem, kryeministri Berisha deklaroi se Vlora nga Konispoli ne Mifol, do te jete me ullishtat me te bukura dhe me te medha. Kryeministri deklaroi se u premtonte fermereve se qeveria do te financoje cdo rrenje ulliri, pa asnje kufizim. "U premtoj se do te financojme agrobiznesin, marketingun. I garantoj se do te kene pensione te barabarta me qytetin dhe se toka e tyre do te vendoset nen uje, kudo qe te jete", deklaroi kryeministri Berisha per fermeret e kesaj zone. Pak dite me pare kryeministri Berisha, peruroi ne Vlore edhe perfundimin e rruges Transballkanike.

Uji

Kryeministri Berisha premtoi per qytetaret e kesaj zone turistike, qe ne mandatin e tyre ata do te kishin uje ne shtepite e tyre 24 ore, pavaresisht nese jetonin ne komunat e thella apo ne qytet.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›