"Jo projekt, pa u zgjidhur kthimi i prones te i zoti"
Shoqata "Bregdeti" kerkon pezullimin e projektit te Bregdetit, deri ne momentin kur procesi i kthimit dhe kompensimit te pronave te perfundoje. Madje ata jane shprehur dhe kunder deklarates se ministrit te Financave, Bode ne lidhje me vijimin e projektit te Bregdetit. "As politikanet as dhe drejtuesit e projektit qe Banka Boterore financon, nuk jane pronare ose trashegimtare te pronave tona. Sot degjuam nga ministri i Financave Bode, qe i kerkon Bankes Boterore vazhdimin e projektit. Ne perseri ju themi STOP, pasi per sa kohe nuk eshte kthyer prona tek i zoti , keto jane justifikime qe favorizojne mafien e trojeve turistike", shkruajne ne nje leter te hapur kjo shoqate. "Ne si Shoqata "Bregdeti", jemi te gatshem qe ne prani, me garanci dhe me ndermjetesi te perfaqesise se KE ne Tirane, Lohan te paraqesim edhe nje here zgjidhjen definitive dhe pa fature financiare te prones ne zonen turistike, duke filluar me argumentet juridike dhe projektligjin perkates", thuhet ne leter.