PR: Verifikimi i tapive, i ngadalte
R. Rapushi
Partia Republikane, u ben thirrje te gjithe autoriteteve vendore, qe te pershpejtojne ritmet ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Aleksander Garuli, zevendesministri i Mjedisit dhe Pyjeve tha dje per gazeten "Koha Jone", se procesi per kthimin dhe kompensimin e tokave, duhet te pershpejtohet. Sipas Garulit, eshte e nevojshme qe te ecet me hapa me te shpejte ne kompensimin e te gjithe ish-pronareve te ligjshem. Garuli komentoi dhe procesin e verifikimit te titujve te pronesise, te dhene per tokat bujqesore. Verifikimi nisi ne fund te vitit qe shkoi per te kontrolluar se cilet jane ata persona, qe kane marre ne menyre abuzive toka bujqesore dhe jane bere pronare mbi to. "Procesi i verifikimit te dhenies se titujve te pronesise per tokat bujqesore eshte i ngadalte, pasi eshte nje procedure e nderlikuar, qe lidhet me verifikimin ne siperfaqe te medhaja toke, te shtrira ne te gjithe territorin e vendit", u shpreh Garuli. Sipas tij, perllogaritet se shkon ne 40 mije hektare abuzimi qe eshte bere me ndarjen e tokave bujqesore. Kete siperfaqe e kane marre persona te ndryshem, ne abuzim me ligjet ne fuqi. "Kjo siperfaqe toke, do te shkoje per kompensimin e pronareve te ligjshem te tokave. Nuk ka pse t'iu lihet atyre qe e kane marre ne kundershtim me ligjin. Nje veprim i tille, automatikisht do te ule dhe faturen financiare te kompensimit per qeverine", u shpreh zevendesministri. Ai vleresoi faktin se procesi do te perfundoje, e pronaret do te mund te perfitojne nga keto toka. Si dhe nuk harroi te permende, iniciativat e Partise Republikane ne favor te pronareve.
"Toka e abuzuar, blerje me cmim tregu"
Ne baze te ligjit per "Verifikimin e titujve te pronesise", te gjithe ata persona qe kane toka bujqesore do iu verifikohet titulli i pronesise qe kane, per te vertetuar nese e kane marre apo jo ne perputhje me ligjin. Verifikimi do te kryhet nga Komisioni Vendor i Vleresimit. Nese gjate ketij procesi do te rezultoje se titujt e pronesise jane perfituar ne kundershtim me ligjin, shteti do t'i kerkoje poseduesit te tokes, ta bleje ate me cmimet e tregut. Vetem ne kete menyre ai do te mund te kete tapine. Por nje leje e tille do te jepet, ne ato raste kur per token e zene ne kundershtim me ligjin, nuk ka konflikte te hapura nga persona te tjere. Nese personat nuk do te pranojne ta blejne token e zene, atehere automatikisht nepermjet ketij projektligji ajo do ju merret.