E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuzuesja e Stros-Kanit flet para publikut ne Nju Jork

Punonjesja e hotelit ne Nju Jork qe akuzoi ish kreun e FMN-se Dominik Stros-Kan per sulm seksual doli para publikut ne Nju Jork ndersa avokati i saj premtoi se do te bente nje denoncim civil kunder sulmuesit te saj.

Nafisato Dialo emigrante nga Guinea ne Shtetet e Bashkuara tha para nje turme dje se ngjarjet e dy muajve te fundit kane qene shume te veshtira per te dhe vajzen e saj. Ajo tha se ato te dyja qajne cdo dite. Zonja Dialo tha se ajo po flet hapur me publikun se do te tregoje se shume prej thashethemeve negative per te dhe te kaluaren e saj nuk jane te verteta.

Avokati i saj u tha gazetareve dje se zonja Dialo planifikon te dorezoje nje denoncim civil kunder Stros-Kanit edhe nese ceshtja penale kunder tij hidhet poshte.

Akuzat kunder Stros-Kanit vazhdojne ende megjithese ai i mohon ato. Avokatet e tij thone se komentet e zonjes Dialo kane perpjekje e saj per te ndryshuar opinionin publik dhe per te marre para.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›