Debati mbi tavanin e borxhit amerikan i nxitur nga politikat polarizuese

Ndersa udheheqesit politike ne Uashington perpiqen te gjejne nje kompromis per ngritjen e kufirit te huamarrjes deri te marten e ardhshme si votuesit edhe analistet fajesojne per situaten e krijuar politikat teper partiake. Mosmarreveshjet e thella politike kane karakterizuar gjithnje demokracine amerikane por historikisht vendi ne pergjithesi ka gjetur nje menyre kompromisi.
Ne gjithe vendin votuesit jane lodhur me bllokimin e bisedimeve ne Uashington rreth borxhit kombetar dhe po u bejne thirrje te dyja paleve te arrijne kompromis.
Burre Mosarritja e marreveshjes deri ne minuten e fundit mund te jete kenaqesi per disa njerez por nuk ka kuptim sepse vendi nuk mund te drejtohet keshtu thote ky banor i Uashingtonit.
Grua Mendoj se politikanet po veprojne si femijet e perkedhelur qe thone ose si them une ose hic fareshprehet kjo grua.
Disa amerikane shqetesohen se polarizimi politik ndoshta e ka cuar Ameriken ne ate pike sa qe nuk mund te qeveriset me.
Demokratet kontrollojne Shtepine e Bardhe dhe njeren prej dy dhomave te Kongresit Senatin por republikanet kane shumicen ne dhomen tjeter te Kongresit Dhomen e Perfaqesuesve.
Edhe Presidenti Barak Obama shprehu nervozizem ne nje fjalim qe mbajti se fundi para vendit.
Populli amerikan mund te kete votuar per nje qeveri te ndare por ai nuk votoi per nje qeveri jofunksionale.
Por beteja politike lidhur me ngritjen e tavanit te borxhit ne menyre qe Shtetet e Bashkuara te permbushin detyrimet e tyre financiare vazhdon te jete teper e ashper.
Shume republikane thone se votuesit qe i zgjodhen ata kerkojne zvogelimin e qeverise dhe do ti mbajne pergjegjes politikanet ne zgjedhjet e vitit te ardhshem nese keta nuk veprojne.
Ligjvenesja nga shteti i Minesotes Mishell Bahman mbeshtetet nga aktivistet e idese per nje qeveri te vogel ne levizjen Tea Party. Ajo eshte gjithashtu kandidate presidenciale e Partise Republikane per zgjedhjet e vitit te ardhshem.
Zoti President mos e ngri tavanin e borxhit. Amerikanet jane te lodhur me Uashingtonin qe nuk degjon elektoratin ata jane te lodhur me menyren se si politikanet jane shkeputur nga realiteti dhe thone se do te vazhdojne shpenzimet.
Shume analiste e shikojne betejen mbi tavanin e borxhit si shembullin me te fundit te polarizimit ne rritje ne Uashington prirje kjo qe eshte forcuar me kalimin e viteve. Profesor David Lublin jep mesim ne Universitetin Amerikan ne Uashington.
Tani te dyja partite jane me te polarizuara dhe mendoj se ky polarizim nxitet nga procesi parazgjedhor i cili e ben gjithnje e me te veshtire te fitosh emerimin e partise nese je kandidat i moderuar.
Ndersa dy partite me te medha politike kane me pak elemente te moderuar gjetja e nje pozicioni te mesem per te arritur kompromis mbi ceshtje te veshtira eshte bere gjithnje e me e komplikuar.
Eksperti i ceshtjeve politike Matthew Dowd thote se votuesit jane te zemeruar dhe do ti mbajne pergjegjes politikanet e te gjitha partive ne zgjedhjet e vitit te ardhshem nese Kongresi dhe presidenti nuk arrijne marreveshje mbi tavanin e borxhit.
Me pak fjale njerzit mendojne se Uashingtoni eshte bere nje qender jofunksionale dhe duket sikur politikanet nuk jane te afte te ulen dhe te veprojne si te rritur per te zgjidhur problemet e vendit.
Anketat e opinionit tregojne se shumica e amerikaneve duan qe Kongresi te arrije kompromis mbi tavanin e borxhit dhe pastaj te perqendrohet ne hapjen e vendeve te punes dhe ne zhvillimin e ekonomise.