E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA Senati hedh poshte planin e miratuar nga Dhoma e Perfaqesuesve per kufirin e borxhit

Senati i Shteteve te Bashkuara hodhi poshte projekt-ligjin per kufirin e borxhit pak pasi Dhoma e Perfaqesuesve miratoi planin e rishikuar per shkurtimin e shpenzimeve dhe ngritjen e kufirit te huase prej 14.3 trilione dollaresh ne perpjekje per te shmangur mospagimin javen e ardheshme.

Senati votoi me 59 vota pro dhe 41 kunder per shtyre votimin e planit te paraqitur nga Kryetari i Dhomes se Perfaqesuesve Xhon Boiner. Ligjvenesit ne Dhomen e Perfaqesuesve votuan me  218 vota pro dhe 210 kunder planit.

Dje vone udheheqesit demokrate ne Senat u bene thirrje ligjvenesve republikane te mbeshtesin projekt-ligjin e paraqitur nga udheheqesi i shumices ne Senat Heri Rid. Plani i tij parashikon shkurtimin e shpenzimeve qeveritare me 2.5 trilione dollare dhe ngritjen e kufirit te huase deri ne ate mase sa te financohet qeveria deri ne fund te vitit 2012.

Ligjvenesit amerikane kane ne plan te punojne gjate diteve te ardheshme per nje plan qe do te shmangte mospagimin e kesteve qe do te kishte pasoja te renda per ekonomine amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›