Opozita bojkoton fjalën e Ramës, Berisha: Na shpalli luftë, do i ketë ditët e shkurtra
TIRANË- Kryeministri i dekretuar, Edi Rama, nisi prezantimin e programit të qeverisë 2013-2017 të koalicionit "Aleanca për Shqipërinë Europiane" me një parantezë të rrezikut që kanos lufta globale për mbarë popujt duke shprehur dhe një herë mbështetjen ndaj aleatit të madh të Shqipërisë, SHBA.
“Shqipëria mbështet pa asnjë ngurrim cdo vendim që presidenti i SHBA do marrë në frontin e luftës Globale dhe pa asnjë fije dyshimi që SHBA do marrin për të ndëshkuar kasapin e Damaskun”, tha Rama.
Në fjalimin e tij të parë në foltoren e Kuvendit të Shqipërisë, kryeministri Rama theksoi se më 23 qershor, ashtu si në vitin 1992, Shqipëria nuk u nda në dy blloqe, por në një bllok masiv për të vulosur ndryshimin.
“Shqiptarët na dhënë për ti dhënë fund karshillëkut të opozitës. Pasqyra e historisë së re na flet ne fituesve se thellësinë e fitores si në marsin e vitit 1992, nuk e përcaktoi dëshira për ti ndryshuar vendet karrikeve apo kryeministrin dhe ministrat, jo..Përmasën historike e përcaktoi domosdoshmëria historike për të ndryshuar Shqipërinë, duke nisur nga ndryshimi i modelit qeverisës’, u shpreh Rama.
BERISHA: NA SHPALLI LUFTË, DO I KETË DITËT E SHKURTRA
18:35 Ish- kryeministri i vendit Sali Berisha, pasi opozita bojktoi fjalën e kryeministrit Rama në një prononcim për gazetarët deklaroi se mazhoranca e re dje i shpalli luftë, duke paralajmëruar se do i ketë ditët e shkurtra.
“Në dëgjojë një retorikë të ulët. Me sharje dhe fyerje ndaj pozitës mendon se do të mundë të kapërcejë premtime alla Papandreu me të cilat mashtroi dhe mori votën e shqiptarëve. Vetëm me mashtrime publike për shërbim shëndetësor falas, për dëmshpërblim brenda dy viteve të të përndjekurve, për legalizime falas, për ulje të taksave për 95% të shqiptarëve. Në këto rrethana. Nuk kishte hapësirë për të ndjekur ligjeratën paranojave, banale të një piktori dështak që sot flet në emër të qeverisë. I rikujtoj zotërisë se sot janë dy data. 11 shtatori që nderon gjithë njerëzimi viktimat e Nju Jorkut, por dhe 11 shtatori i Pinocetit. Moralisht shprehu nderim për të parim, por në shpirt kishte të dytin. Ne erdhëm këtu, por Rama na shpalli luftë. Ajo që mazhoranca bëri ishte e paparë, nuk ndodh dhe në Korenë e Veriut që diskutimi të behet pa e marrë materialin dhe pa i dhënë qoftë një ditë të vetme. Nëse vijohet ne këtë mënyrë dëshmohet se etërit janë aty. E dëgjuat krahasimin me vitin ‘92, kjo është hakmarrje. Por në këtë rrugë do i ketë ditët e shkurtra. Demokratët nuk mposhtën, pasi demokratët janë të pathyeshëm”, theksoi Berisha.
OPOZITA BOJKOTON FJALËN E RAMËS
Ora 18:33 Opozita ka bojkotuar fjalën e kryeministrit Edi Rama. Pasi kanë tentuar të ndërpresin fjalën e Ramës, ligjvënësit demokratë janë larguar një nga një.
I pari është larguar zoti Berisha dhe më pas zonja Topalli dhe zoti Paloka.
META CEL SEANCËN: KOHË DERI NESËR ORA 00:00 PËR PYETJET
Ora 18:12 Kuvendi i Shqipërisë u mblodh të mërkurën në seancën e 3-të të Legjislaturës së re, ku kryeministri i dekretuar, Edi Rama do të prezantojë programin e qeverisë për periudhën 2013-2017.
“Fillojmë seancën e ditës së sotme, e cila si cështjen e sotme ka prezantimin e programit politik dhe përbërjen e Këshilit të Ministrave në vijim dhe të dekreteve të Presidentit të Republikës të cilat janë para jush. Para se të vijojmë me rendin e ditës, ku kemi zhvilluar dhe me krerët e grupeve parlamentare. Do të ftoja deputetin Ridvan Bode për të bërë betimin. Do kemi kohën deri nesër në orën 00:00 për të dorëzuar pyetjet në lidhje me programin që qeveria të përgatitet. Seanca që do të vijojë me debatin që do të zhvillohet të shtunën në orën 10:00”, u shpreh kryeparlamentari Meta.
META-RUCI-PALOKA, TAKIM KONSTRUKTIV
Ora 18:00 Parlamenti pritet të nisë punimet rreth orës 18:00 të pasdites së sotme. Seanca në fakt ishte parashikuar të zhvillohej më orën 11:00 të ditës se sotme, por pas Konferencës së Kryetarëve zhvilluar sot, kryeparlamentari Ilir Meta dhe dy krerët e grupeve parlamentare Ruci dhe Paloka kane rënë dakord që seanca e parashikuar për mesditën e sotme të shtyhet për pasdite, ku kryeministri Rama do të prezantoje programin qeverisës.
Sipas burimeve pranë kryetarit të Kuvendit takimi i sotëm mes Metës-Rucit dhe Palokës cilësohet si një takim konstruktiv. “Në konsultim me kryetarët e Grupeve Parlamentare u konkludua që seanca plenare e caktuar për në orën 11:00, do të zhvillohet në orën 18:00, ku do të prezantohet programi i qeverisë për periudhën 2013-2017 nga Kryeministri i dekretuar, Edi Rama”- thuhet ne njoftimin e sotëm zyrtar te Kuvendit. Ndërkaq, është rënë dakord gjithashtu që seanca debat për programin e ri qeverisës të zhvillohet pas dy ditësh.
PROGRAMI
Një ditë më parë koalicioni i majtë në pushtet publikoi programin, i cili pritet t’i nënshtrohet sot debatit në Parlament për t’i hapur më pas rrugën votimit të kabinetit të ardhshëm qeveritar të kryesuar nga z. Rama. Programi, i ndërtuar mbi pesë kapituj, nis me integrimin europian, rolin e Shqipërisë në Ballkan, sigurinë dhe shtetin e së drejtës për të vijuar me zhvillimin ekonomik dhe shërbimet publike.
Programi shoqërohet nga një hyrje e kryeministrit Rama, i cili thekson se misioni i së majtës është që "të të ecë më shpejt për të ndërtuar Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër” dhe se vlerat mbi të cilat ajo do të mbështetet do të jenë Liria, Përgjegjësia dhe Solidariteti.
Një ditë më parë, Partia Demokratike tha se, socialistët ende nuk u kanë sjellë zyrtarisht një kopje të programit qeverisës dhe se ata kanë nevojë për më shumë kohë që të përgatisin diskutimet. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha dje se, socialistët rikthyen metodat e tyre të vjetra të punës, duke shkelur të drejtat e opozitës, vetëm pak minuta pasi premtuan publikisht nga tribuna e Parlamentit se do t'i respektonin ato.
LAJMI VIJON....
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Malaj: Fakti që opozita përqendrohet tek premtimet elektorale, pabesi Duka: PS ka ndryshuar programi, nuk janë premtimet që bëri në fushatë Halimi: Rama fillim antikushtetues, paraqet programin bashkë me kabinetin Programi, 4 deputetë-Edi Ramës: T’i japim PD-së kohën të përgatitet Stano: KE pret konsensu nga parlamenti i ri. Jetike për integrimin Ndoka: Edhe për votimin e qeverisë mund të ketë rrjedhje të votave nga opozita PROGRAMI NE PDF I QEVERISE RAMA