Taksa progresive, Berisha: Rama sheh endrra ne diell Eva Gjura
Kryeministri Berisha ka inspektuar dje, punimet per shpimin ne pusin kerkimor Shpirag 2, ne Berat, pusi me i thelle i hapur ndonjehere ne vend, me thellesi totale te llogaritur prej 6100 metrash. Pas inspektimit te punimeve dhe vleresimeve te bera per kete investim te madh, si dhe premtimit se qeveria do te beje cdo gje, qe investitoret te kene sukses te madh ne investimet e tyre, kryeministri ka ironizuar premtimin e bere nga kryetari i opozites per taksen progresive duke e cilesuar si aplikim i manifestit te teorise se Karl Marksit, e cila nuk ka te ardhme. Sipas kryeministrit, ata qe mendojne se do te pasurojne te varfrit duke shkaterruar te pasurit shohin endrra ne diell, sepse ajo eshte rruga e sigurt e kalimit te tyre nga varferia ne mjerim. "Ata qe mendojne se do te pasurojne te varfrit, duke shkaterruar te pasurit, ata shohin endrra ne diell. Ajo eshte rruga me e sigurt e kalimit te tyre nga varferia ne mjerim. Me mire se kushdo tjeter e kane provuar kete baballaret dhe gjysherit tane ne regjimin qe shkoi. Ne besojme se parate ne kontot e biznesmeneve dhe te investitoreve kthehen shume me shpejt, shume me sigurt ne vende pune, ne rroga, ne mireqenie per qytetaret shqiptare, se sa parate ne arken e shtetit apo te qeverise. Ndaj dhe ne i qendrojme politikes sone", eshte shprehur kryeministri Berisha. Sipas tij, kjo politike ka bere qe Shqiperia te mos njohe krizen, kjo politike ka bere qe vitet e ardhshme Shqiperia te qendroje serish ne krye te rajonit, ne krye te Evropes, per rritje ekonomike. Berisha ka premtuar se, "kjo politike do ta shnderroje Shqiperine ne nje nga prodhuesit kryesore te naftes dhe gazit ne rajon dhe me gjere. Kjo politike do te shnderroje Shqiperine ne nje superfuqi te energjise se rinovueshme ne rajon dhe me gjere. Kjo politike do te shnderroje Shqiperine ne nje vend me zhvillim te shpejte, ne nje vend qe e filloi me te ardhura per fryme prej 204 dollare dhe sot ato jane 9 mije dollare. Ky vend do te rende me shpejtesi drejt niveleve te te ardhurave te vendeve te zhvilluara". Duke u ndalur tek investimi i bere ne Berat, kryeministri ka falenderuar kompanine Petromanas Energy Inc dhe kompanine Royal Dutch Shell per kete besim te madh qe kane deshmuar tek Shqiperia me investimin e tyre, qe kete vit kap shumen 50 milione dollare, ndersa ne dy vitet e fundit se bashku shkon ne vleren 80 milione dollare, ne eksplorim per nafte dhe gaz ne Shqiperi. Per kryeministrin angazhimi i ketyre kompanive te medha me investimet e tyre ne Shqiperi deshmon besimin e tyre te madh tek klima e qendrueshme e biznesit ne Shqiperi, tek Shqiperia dhe qendrimi i saj ndaj investimeve te huaja. Berisha tha se, qeveria ka bere dhe do te beje gjithcka per te mbeshtetur, per te lehtesuar, per te ndihmuar investitoret e huaj dhe vendas, pasi per ne, - tha ai,- investimet jane themelore ne shpejtesine e zhvillimit te vendit. Duke vleresuar investimet e bera nga veri ne jug te Shqiperise, kryeministri ka theksuar se qeveria do te jete perkrah tyre me vendime dhe projektligje favorizuese pasi investim e te tilla krijojne me shume vend pune duke lehtesuar jeten e shqiptareve ne cdo skaj te vendit
"Shqiperia lehtesia dhe potenciale te medha investimi"
Investitoret e huaj dhe konkretisht drejtuesi i punimeve per kompanine Petromanas Energy Inc gjate fjales se tij, u shprehen se aktiviteti i tyre ne Shqiperi eshte mirepritur nga shqiptaret, si dhe ka gjetur bashkepunimin e vazhdueshem te qeverise shqiptare dhe te autoriteteve lokale. Ai vleresoi potencialet dhe lehtesite qe Shqiperia ofron ne kete drejtim, duke gjetur mbeshtetje ne tregjet kyce te eksportit Europian. Grupi i Petromanas - Royal Dutch Shell i mirenjohur ne fushen e eksplorimit te naftes dhe gazit, ka investuar vetem kete vit ne Shqiperi, rreth 50 milione dollare, ndersa ne dy vite te marra se bashku kjo vlere arrin ne mbi 80 milione dollare. Pusi, i cili perparon me nje mesatare prej 40 metrash ne dite, aktualisht ka arritur ne thellesine e 4045 metrave. Ai eshte veper e kompanive Petromanas Energy Inc. dhe Shell dhe ka nje kosto totale shpimi dhe perfundimi mbi 35 milion dollare. Se shpejti, ky investim do te shoqerohet edhe me fillimin e kerkimeve ne pusin Juban 1. Ne sheshin e shpimit te Shpirag 2, jane punesuar 100 punetore vendas dhe nepermjet bashkepunimit te grupit Petromanas&Shell me kompani nenkontratore shqiptare jane punesuar edhe dhjetera punonjes te tjere.