E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Aleancat e e LSI ne 2013? Ne doren e delegateve Rozeta Rapushi

Levizja Socialiste per Integrim (LSI) zhvilloi dje Konventen Kombetare Zgjedhore, e cila permbyllet sot me zgjedhjen e Komitetin te ri Drejtues dhe miratimin e ndryshimeve ne statutin dhe programin e kesaj force politike. Per here te pare ne kete Konvente, u mblodhen dje perfaqesues te partive mbareshqiptare nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Lugina e Presheves. Ne fjalen pershendetese, kreu i LSI-se, Ilir Meta, permblodhi punen dhe angazhimin e forces qe ai drejton ne keto tre vite qeverisje me PD-ne duke e cilesuar aleancen te suksesshme, si dhe komentoi pikepyetjet e ngritura per aleancat ne te ardhmen. "Nuk mund te rri pa u prononcuar per nje pyetje qe ju behet te gjitheve, lidhur me pyetjen se cdo te beje LSI-ja ne qershor te vitit 2013-te? Pergjigja jone nga kjo konvente eshte pikerisht kjo: Se cdo te beje LSI-ja ne qershor te vitit 2013, ky nuk do te jete nje vendim as i Ilir Metes, as i forumeve qe do te zgjidhen ketu, por ky do te jete nje vendim qe do te merret ne kohen e duhur, pikerisht nga kjo konvente", - beri te qarte kreu i LSI-se. Sipas tij, vendimi do te merret nga te gjithe delegatet e delegatet e kesaj konvente. Ndaj, Meta sqaroi se cdo spekulim qe eshte bere dhe behet kerkon vetem te marre energjite qe sipas tij duhet te investohen vetem per te plotesuar edhe tre kushtet e fundit, per te marre statusin e vendit kandidat. "LSI ne 2013-en dhe ne cdo kohe do te marre vendime qe ne radhe te pare ndihmojne Shqiperine, qe ndihmojne integrimin evropian te saj. Sot eshte koha te plotesojme detyrimet per marrjen e statusit te vendit kandidat. Sot eshte koha te bashkohemi edhe me fort rreth kauzes tone kombetare dhe endrres sone te perbashket europiane ne kete 100 vjetor te pavaresise", - theksoi Meta. Lideri i LSI-se, i cili vetem nje jave me pare mori mbeshtetjen per nje tjeter mandat ne krye te partise, tha se tre vjet pas krijimit te koalicionit qeverises per integrim qytetaret shqiptare levizin lirisht dhe pa viza ne hapesiren Shengen, duke shembur nje mur ndares, historik, njerezor, kulturor dhe ekonomik, dhe askush me mire se shqiptaret nuk i ka respektuar detyrimet qe sjell ky hap madhor. "Gjate tre viteve ne jemi perpjekur te kontribuojme per nje qeverisje te qendrueshme sidomos ne kushtet e nje krize te jashtezakonshme ekonomike dhe financiare ne te cilen ndodhet Europa dhe fqinjet tane, dhe partneret tane kryesore ekonomike dhe tregtare. Sot tre vite me pas, jemi me prane se kurre vendimit te marrjes se statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Europian", - vijoi Meta. Ai u ndal edhe tek fakti se per te marre statusin duhet vetem te votohen dy ligje dhe nje rregullore, qe jane te standardeve evropiane dhe qe presin ne sirtaret e Kuvendit per muaj dhe per jave te tera. "Eshte nje situate absurde e prodhuar nga politika e konfliktit dhe krijimit te mureve ndares. Eshte koha te rrezojme mure dhe te ndertojme ura. Ne themi qe "gur, gur behet mur" por, "gur, gur behet edhe ure". Ndaj te ndertojme ura bashkepunimi dhe mirekuptimi sepse keshtu eshte me mire per te gjithe dhe ne radhe te pare per vendin dhe per qytetaret tane", - keshilloi kreu i LSI-se.

LSI dhe PDIU, bashke per zgjidhjen e ceshtjes came

LSI dhe PDIU bashke per ceshtjen came. Nje bashkepunim i tille u konfirmua edhe ne mbledhjen e djeshme te Konventes Kombetare te LSI-se, ku jo vetem kreu i kesaj force politike, Ilir Meta, por edhe anetaret e tjere, konfirmuan vendimin qe ne te ardhmen dy partite te angazhohen edhe me shume per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. "Zgjidhja e drejte e ceshtjes came ka qene pjese e programit tone politik qe ne diten e pare te themelimit. Komuniteti cam eshte nje komunitet i cili jo vetem perjetoi nje gjenocid te papare. Ky eshte nje komunitet i cili me te drejte kerkon nje zgjidhje te drejte te ceshtjes came. Ndaj dhe ne do te vazhdojme te angazhohemi per kete ceshtje duke bashkepunuar ngushte me kete komunitet dhe me forcen politike qe perfaqeson, PDIU-ne, e cila ka bere nje pune te cmuar per ta bere te njohur kete ceshtje ne Strasburg dhe Bruksel, ne Uashington dhe Nju Jork", - siguroi dje LSI. Per liderin e kesaj force politike, zgjidhja e kesaj ceshtje i forcon dhe i betonon marredheniet midis Shqiperise dhe Greqise. Meta u shpreh se Shqiperia eshte nje shembull i shkelqyer i respektimit te te drejtave te minoritet grek dhe te pakicave, eshte nje shembull i shkelqyer i harmonise mes besimeve te ndryshme fetare, eshte nje shembull per kohezionin midis gjeneratave.

LSI, thirrje klases politike te votoje tre kushtet per integrimin

LSI kerkoi dje nga opozita te bashkepunoje per marrjen e statusit te vendit kandidat per ne Bashkimin Evropian. Gjate Konventes Kombetare, kryefjala e anetareve te kesaj force politike, ishte apeli per bashkepunim mes gjithe forcave politike per plotesimin e tre kushteve te mbetura pezull per integrimin e vendit. "Ne gjate ketyre 8 viteve kemi treguar se duam dhe dime te bashkepunojme, e kemi treguar kete me Partine Socialiste, po e tregojme kete me PD-ne. E kemi treguar me PDIU-ne, me PBDNJ dhe me gjithe forcat e tjera politike ne vend, sepse ne besojme fort qe vetem me bashkepunim, vetem duke lene menjane konfliktet dhe ndasite", - u shprehen anetaret e LSI-se, duke bere thirrje qe te njejten gje te beje dhe opozita per reformat e mbetura peng ne Kuvend. Ne menyre te vecante, kreu i LSI-se, Ilir Meta, i beri thirrje klases politike, te mos humbe kohe, por te miratoje ligjet e mbetura dhe kete ta beje ne emer te qytetarit shqiptar qe pret integrimin e vendit. "I bej thirrje klases politike te votoje me konsensus keto 3 akte qe mezi priten nga te gjitha, te dalin mbi opsionet dhe interesat e ngushta partiake te dites ne emer te interesit te qytetarit. I ftojme partite e majta dhe te djathta qe te ndahen nga konfliktet papergjegjshmerise politike. Sfida jone eshte Europa", - tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›